Federata Shqiptare e Futbollit ka uruar të gjithë shqiptarëve 112-vjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, futbollistët e Kombëtares kanë uruar shqiptarët së bashku me trajnerin e tyre Sylvinho i cili ka uruar në gjuhën shqipe.
Po ashtu urime kanë ardhur edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili shkruan në rrjetet e tij sociale:
“Shqiptarë, kudo që ndodheni, gëzuar festat e nëntorit”.
“Gëzuar festat e Nëntorit!”, shkruan FSHF.