Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FBI-ja bën publik një dokument për sulmet e 11 shtatorit 2001

2021/09/12 at 6:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
FBI-ja bën publik një dokument për sulmet e 11 shtatorit 2001

FBI-ja publikoi të shtunën një dokument të sapo deklasifikuar në lidhje me mbështetjen logjistike që u ishte dhënë dy prej rrëmbyesve sauditë në prag të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Dokumenti detajon kontaktet që rrëmbyesit kishin me bashkëpunëtorë sauditë në SHBA, por nuk paraqet prova se zyrtarë të lartë të qeverisë saudite ishin bashkëpunëtorë në komplot.

I publikuar në 20 vjetorin e sulmeve, dokumenti hetimor është i pari që bëhet publik pasi Presidenti Joe Biden urdhëroi një rishikim të materialeve që prej vitesh janë mbajtur sekret. Dokumenti me 16 faqe është një përmbledhje e një interviste të FBI-së të bërë në vitin 2015 me një person që kishte kontakte të shpeshta me shtetasit sauditë në SHBA, të cilët mbështetën rrëmbyesit e parë që mbërritën në vend para sulmeve.

Javën e kaluar, Biden urdhëroi Departamentin e Drejtësisë dhe agjenci të tjera që të bëjnë një rishikim të deklasifikimit dhe të publikojnë ato dokumenta që munden gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Ai ishte vënë nën presion nga familjet e viktimave, të cilat kanë kërkuar prej kohësh të dhënat e dokumentave sekrete ndërsa kërkojnë një proces gjyqësor në Nju Jork duke pretenduar se zyrtarët e qeverisë saudite mbështetën rrëmbyesit.

Dokumenti i redaktuar në masë të madhe u bë publik të shtunën në mbrëmje, disa orë pasi Presidenti Biden mori pjesë në ceremonitë përkujtimore të 11 shtatorit në Nju Jork, Pensilvani dhe Virxhinia.

Disa nga familjarët e viktimave kishin kundërshtuar më parë praninë e Biden në ngjarjet ceremoniale për sa kohë që dokumentet mbeteshin të klasifikuara.

Qeveria Saudite ka mohuar prej kohësh çdo përfshirje në sulme. Ambasada Saudite në Uashington ka thënë se mbështet deklasifikimin e plotë të të gjitha dokumentave si një mënyrë për t’iu dhënë fund “akuzave të pabaza kundër Mbretërisë një herë e përgjithmonë”. Ambasada tha se çdo pretendim se Arabia Saudite ishte pjesëmarrëse ishte “kategorikisht i rremë”.

Përmbledhja e dokumenteve po publikohet në një kohë politikisht delikate për SHBA dhe Arabinë Saudite, dy vende që kanë krijuar një aleancë strategjike – megjithëse të vështirë -, veçanërisht për çështjet ekundër-terrorizmit.

Administrata e presidentit Biden në shkurt publikoi një përfundim të zbulimit që implikonte Princin e Kurorës Mohammed bin Salman në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në SHBA në vitin 2018, por u kritikua nga demokratët pasi nuk e denoncoi drejtpërdrejt vetë princin e kurorës.

Familjarët e viktimave përshëndetën lëshimin e dokumentit si një hap të rëndësishëm në përpjekjen e tyre për të lidhur sulmet me Arabinë Saudite.

Etiketa: 11 shtatorFBIshba

Ju sugjerojmë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

21 Janar, 2026 11:45 am
Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron
Kryesore

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron

21 Janar, 2026 11:08 am
Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror
Sport

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

21 Janar, 2026 10:42 am
15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

21 Janar, 2026 10:25 am
Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

21 Janar, 2026 9:36 am
Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
Aktualitet

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

21 Janar, 2026 9:33 am
Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt
Bota

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

21 Janar, 2026 9:02 am
“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
Aktualitet

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

21 Janar, 2026 8:55 am
Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër
Aktualitet

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

21 Janar, 2026 8:46 am
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur
Bota

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

21 Janar, 2026 8:44 am
Para
I kërkon t’i lirojë shtëpinë, shoku i kthehet: Rri mirë ose…

I kërkon t’i lirojë shtëpinë, shoku i kthehet: Rri mirë ose…

Josifi bie dakord të paguajë për shtëpinë duke shtrënguar rripin që…

Josifi bie dakord të paguajë për shtëpinë duke shtrënguar rripin që...

Rikthehet “Camorra” në Itali, ekzekuton 35-vjeçarin në Napoli

Rikthehet “Camorra” në Itali, ekzekuton 35-vjeçarin në Napoli

TE FUNDIT

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
21 Janar, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti, pjesë e një grupi kriminal që...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama uroi Presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën e marrë nga Donald Trump, për të qenë pjesë...

Lexo më shumë

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror
21 Janar, 2026

Përpjekje të reja për të përshpejtuar ritmin e futbollit dhe për të reduktuar humbjen e kohës janë planifikuar për Kupën...

Lexo më shumë

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama kujtoi në një ceremoni të posaçme 21 janarin e vitit 2011, ku katër persona mbetën të vrarë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com