Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FBI gjurmon biseda online për dhunë në Uashington

2021/01/15 at 9:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
FBI gjurmon biseda online për dhunë në Uashington

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me mundësinë e dhunës në protesta dhe tubime, në ditët përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Wray tha se agjencia po ndjek një “sasi të gjerë bisedash në internet”, që bëjnë thirrje për protesta të armatosura. Wray tha se janë duke u analizuar komunikimet, në lidhje me potencialin e tyre të kërcënimit, si dhe për të “dalluar atë që është frymëzuese kundrejt asaj që është e qëllimshme”.

Wray i bëri komentet gjatë një takimi për sigurinë me nënpresidentin amerikan, Mike Pence. Kjo ishte paraqitja e tij e parë publike që nga trazirat në Kongres, javën e kaluar.

“Jemi të shqetësuar për potencialin e dhunës në protesta dhe tubime të shumta, të planifikuara këtu në Uashington dhe në ndërtesat e Kongresit në të gjithë vendin”, tha Wray.

Ai vuri në dukje se më shumë se 200 njerëz të dyshuar për planifikimin e ngjarjeve, sikurse javën e kaluar në Kongres, janë identifikuar dhe paralajmëroi se kushdo që planifikon veprime të dhunshme në ditët e ardhshme, mund të presë vizitë nga FBI.

“Po shohim individë që mund të jenë duke planifikuar llojin e dhunës që kemi parë javën e kaluar”, tha Wray.

Mbështetësit e presidentit Donald Trump kanë sulmuar Kongresin më 6 janar, për ta penguar atë nga certifikimi i fitores së Bidenit në zgjedhjet e nëntorit. Dhuna ka bërë që ligjvënësit të largoheshin për një kohë dhe ka lënë të vdekur pesë persona, përfshirë një oficer policie.

Pak para rrethimit, Trump ka mbledhur turma mbështetësish pranë Shtëpisë së Bardhë. Ai ka përsëritur para tyre pretendimet e pabaza se i ka fituar zgjedhjet dhe i ka inkurajuar besnikët që të “luftojnë si ferr” kundër rezultatit të zgjedhjeve.

Dhuna ka bërë që Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së të votojë për shkarkimin e Trumpit, nën akuzat se ka “nxitur kryengritje”.

Udhëheqësit e Dhomës e kanë dërguar pastaj artikullin e fajësimit të Trumpit në Senat, por Senati nuk ka seancë deri më 19 janar. Gjyqi në Senat mund të fillojë të nesërmen, që do të thotë se do të nisë menjëherë pasi Biden të marrë detyrën.

“Senatit i mungon autoriteti kushtetues për të kryer procedime të fajësimit kundër një ish-presidenti”, tha senatori Tom Cotton, republikan nga Arkansasi.

Demokratët thonë se procedura është e vlefshme, marrë shembull gjyqet e zyrtarëve federalë të nivelit më të ulët, pasi ata kanë lënë detyrën. Ata gjithashtu thonë se Senati duhet ta mbajë gjyqin dhe ta dënojë Trumpin – gjë që do ta ndalonte atë të udhëhiqte ndonjë zyrë në të ardhmen. Dënimi nga Senati kërkon dy të tretat e votave dhe deri më tani vetëm disa republikanë kanë thënë se do të votojnë pro./ REL

Etiketa: FBIPërgjimeprotesteUashington. Proteste

Ju sugjerojmë

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
Kryesore

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

1 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
Bota

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

1 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
Bota

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

1 Dhjetor, 2025 2:28 pm
“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
Politikë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

1 Dhjetor, 2025 1:36 pm
Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
Kryesore

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

1 Dhjetor, 2025 1:32 pm
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur
Kronikë

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

1 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës
Kronikë

Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës

1 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Para
“Shqiptarët sot më të varfër”, Kryemadhi: Më 25 prill votoni ndryshimin

"Shqiptarët sot më të varfër", Kryemadhi: Më 25 prill votoni ndryshimin

“Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës mund të kthehet në problem global”

"Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës mund të kthehet në problem global"

Arrestohet 32 vjeçari në Tiranë, qarkullonte me drogë në makinë

21 kg drogë në çanta, pranga 2 shqiptarëve në kufirin e gjelbër me Greqinë

TE FUNDIT

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
1 Dhjetor, 2025

Sali Berisha akuzoi edhe njëherë kryeministrin Rama se përmes parave të drogës është duke qeverisur në vend. Në Foltoren para...

Lexo më shumë

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
1 Dhjetor, 2025

Një fantazmë po endet në kontinentin e vjetër: ajo e shpërbërjes së Bashkimit Evropian. Në dokumentin e tij të fundit...

Lexo më shumë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
1 Dhjetor, 2025

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke dëshmuar kështu...

Lexo më shumë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
1 Dhjetor, 2025

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Sali Berisha u ndal te takimi i mbajtur pak ditë më parë mes Ervin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com