Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Faturimi mbi biznesin/PD:Tender korruptiv, do na kushtojë 100 milionë euro

2018/10/30 at 1:03 PM
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Faturimi mbi biznesin/PD:Tender korruptiv, do na kushtojë 100 milionë euro

Jorida Tabaku dhe Endri Hasa, ditën e sotme nga selia e PD-së, në një deklaratë për mediat denoncuan qeverinë për një tender prej 15 milionë eurosh i është dhënë një kompanie kroate në kushte të mistershme për monitorimin e faturimit të biznesit.

Jorida Tabaku tha se ky ishte nje tender korruptiv i paralajmëruar rreth 5 javë më parë. Në një konferencë për shtyp më 22 shtator 2018, dy deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Endri Hasa, e patën shpallur tenderin e tatimeve korruptiv. Si dhe patën parashikuar se fituesi ishte një firmë kroate.


”Kompania kroate u shpall fituese e tenderit prej 15 milionë eurosh në një garë fasadë me një kompani që nuk i plotësonte kriteret. Kriteret e tenderit janë korruptive, sepse, siç paralajmëruam 5 javë më parë, ato ishin ishin llogaritur për t’iu përshtatur kompanisë kroate. Partia Demokratike po merr ndërkohë informacionin e nevojshëm se kush qëndron prapa kësaj kompanie.

Megjithatë, mund të thuhet se, kjo aferë e rëndë korruptive e çon Shqipërinë edhe një hap tjetër mbrapa në luftën kundër korrupsionit, si kush themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.” tha Jorida Tabaku.

”Ne kemi llogaritur se kostot e sistemit të ri për menaxhimin dhe kontrollin e faturimit do t’u kushtojnë shqiptarëve të paktën dhe 80 deri në 100 milionë euro të tjera. Monopoli që vulosi qeveria, me një faturë skandaloze për bzineset, 80-100 milionë euro, detyron çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisje te reja fiskale, që do të punojnë sipas kërkesave që do të përcaktojnë kroatëve, kur të ndërtojnë sistemin e ri.”

Sistemi i ri gjithashtu do të paraqesë një rrezik akoma më të madh atë të cënimit e konkurrencës së ndershme në treg, duke i dhënë mundësinë individëve të pakontrolluar të kenë akses në kohë reale në informacionet komerciale, ato industriale, në magazinat, produktet dhe xhepat e çdo tatimpaguesi. Projekti korruptiv për monitorimin biznesit nuk duhet të zbatohet!
Ky projekt do të cënojë konkurrencën e lirë, do të vrasë vendet e punës dhe do të çojë drejt falimentimit mijëra biznese.” shtoi Endri Hasa

 JORIDA TABAKU, DEPUTETE E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARE E KOMISIONIT TË EKONOMISË

5 javë më parë, ishim në të njëjtën sallë për të paralajmëruar se qeveria e Edi Ramës e kishte paracaktuar fituesin kroat të tenderit korruptiv që vendos monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin.  Sot, paralajmërimi ynë është bërë realitet.

Kompania kroate u shpall fituese e tenderit prej 15 milionë eurosh në një garë fasadë me një kompani që nuk i plotësonte kriteret.  Kriteret e tenderit janë korruptive, sepse, siç paralajmëruam 5 javë më parë, ato ishin ishin llogaritur për t’iu përshtatur kompanisë kroate. Partia Demokratike po merr ndërkohë informacionin e nevojshëm se kush qëndron prapa kësaj kompanie.

Megjithatë, mund të thuhet se, kjo aferë e rëndë korruptive e çon Shqipërinë edhe një hap tjetër mbrapa në luftën kundër korrupsionit, si kush themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Tenderi prej 15 milionë eurosh që iu dhurua një kompanie kroate në kushte tërësisht të mistershme, është provë se korrupsioni në qeverinë Rama ka rrënjë të thella. Tenderi korruptiv me fitues të paracaktuar është vazhdimi i skandalit të zbuluar 3 vjet më parë nga opozita, që e detyroi Edi Ramën të heqë dorë përkohësisht nga dhënia me koncesion e monitoimit dhe mbledhjes së TVSH-së një kompanie kineze offshore e lidhur me të vëllanë, Olsi Rama.

Tek ky tender korruptiv, që vendos monopolin e kontrollit të faturimeve të biznesit, qyterarët po shohin kalbëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Kjo qeveri jo vetëm ka pafytyrësinë t’i shkojë deri në fund një tenderi të denoncuar si korruptiv, por po shet Shqipërinë me copa tek klientë që kanë mbajtur në këmbë pushtetin e inkriminuar dhe të korruptuar të Edi Ramës.
Gjatë qeverisjes së Edi Ramës shqiptarët kanë paguar 3.7 miliard euro taksa shtesë nga rritja e tyre, pa marrë asgjë mbrapsht, as spitale më të mira, as rrugë më të mira, as arsim më të mirë, as vende pune më shumë, as investime më shumë.

Çdo gjë ka shkuar për tendera të tillë korruptivë dhe për koncesione që pasurojnë klientët, sponsorizuesit dhe familjen e Edi Ramës.
Partia Demokratike i siguron shqiptarët se me paketën antimafia, askush nuk do të gëzojë asgjë të fituar nëpërmjet korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin. Me paketën antimafia, çdo tender si ky i sotmi, çdo koncesion, leje apo liçensë korruptive do të anullohet, pasuritë do të sekuestrohen dhe parat do t’u kthehen atje ku e kanë vendin: në shërbim të qytetarëve – për arsim më të mirë, për spitale më të mira, për rrugë më të mira për vende punë më shumë.

ENDRI HASA, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE

Kostoja prej 15 milionë eurosh nuk është fatura e vetme që do të paguajnë shqiptarët nga tenderi korruptiv i paralajmëruar 5 javë më parë nga Partia Demokratike. 15 milion Eurot janë vetëm maja e ajsbergut, sepse sistemi i monitorimit dhe faturimit të biznesit fsheh kosto të tjera të rënda.

Ne kemi llogaritur se kostot e sistemit të ri për menaxhimin dhe kontrollin e faturimit do t’u kushtojnë shqiptarëve të paktën dhe 80 deri në 100 milionë euro të tjera.

Monopoli që vulosi qeveria, me një faturë skandaloze për bzineset, 80-100 milionë euro, detyron çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisje te reja fiskale, që do të punojnë sipas kërkesave që do të përcaktojnë kroatëve, kur të ndërtojnë sistemin e ri.

Monopoli korruptiv i Edi Ramës do të hedhë në kosh 140 mijë kasat fiskale ekzistuese dhe çdo biznes do të detyrohet të paguajë të paktën 600 deri në 1000 Euro për sistemin e ri që do të kërkojnë kroatët e Edi Ramës, në mënyrë që biznesi të mos i mbyllet.

Ftoj çdo ekspert të IT apo Ekonomisë të përllogarisë vetë kostot. Do të zbulojë fare lehtë që ky shpenzim do të jetë realisht më i lartë, po të llogariten kostot e tjera që kanë të bëjnë me stafin dhe infrastrukturën e nevojshme për të transmetuar në kohë reale në sistem çdo shitje.

Sistemi i ri gjithashtu do të paraqesë një rrezik akoma më të madh atë të cënimit e konkurrencës së ndershme në treg, duke i dhënë mundësinë individëve të pakontrolluar të kenë akses në kohë reale në informacionet komerciale, ato industriale, në magazinat, produktet dhe xhepat e çdo tatimpaguesi.  Projekti korruptiv për monitorimin biznesit nuk duhet të zbatohet!
Ky projekt do të cënojë konkurrencën e lirë, do të vrasë vendet e punës dhe do të çojë drejt falimentimit mijëra biznese.

Etiketa: faturimshqiptaretender


Ju sugjerojmë

“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Kryesore

Çështja “Balluku”, Berisha: Kush gënjen për Komisionin e Venecias, Rama apo Diella?

30 Nëntor, 2025 12:47 pm
Pezullimi i Ballukut, Rama: Gjykata presion për shkarkimin e saj nga detyra
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: Gjykata presion për shkarkimin e saj nga detyra

30 Nëntor, 2025 10:02 am
Salianji takim me kandidatët e primareve, Berisha: Askush nuk është i përjashtuar
Kryesore

Salianji takim me kandidatët e primareve, Berisha: Askush nuk është i përjashtuar

29 Nëntor, 2025 1:01 pm
Berisha: Foltorja do të shtrihet edhe në rrethe, në të gjithë vendin
Kryesore

Berisha: Foltorja do të shtrihet edhe në rrethe, në të gjithë vendin

29 Nëntor, 2025 12:31 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama për “Die Presse”: Do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

28 Nëntor, 2025 2:45 pm
Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente
Kryesore

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente

28 Nëntor, 2025 1:23 pm
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Kryesore

113 vite pavarësi/Berisha:Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë

28 Nëntor, 2025 11:56 am
Reforma territoriale/ Pas bojkotit fillestar, PD ulet në komision përballë PS
Politikë

Reforma territoriale/ Pas bojkotit fillestar, PD ulet në komision përballë PS

27 Nëntor, 2025 3:37 pm
Grup i ri brenda PD? Zbulohen lëvizjet e Salianjit dhe të demokratëve të pakënaqur
Kryesore

Grup i ri brenda PD? Zbulohen lëvizjet e Salianjit dhe të demokratëve të pakënaqur

27 Nëntor, 2025 2:42 pm
VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan
Kryesore

VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

25 Nëntor, 2025 2:56 pm
Para
5 shenjat që ju ndihmojnë të kuptoni nëse ai ju do vërtetë

5 shenjat që ju ndihmojnë të kuptoni nëse ai ju do vërtetë

Kourtney Kardashian ndahet nga modeli 19 vite më i ri, ja çfarë thotë

Kourtney Kardashian ndahet nga modeli 19 vite më i ri, ja çfarë thotë

Foto/ Media greke: Vëllai i Kryeministrit fshihet pas banderolave fyese

Foto/ Media greke: Vëllai i Kryeministrit fshihet pas banderolave fyese
















TE FUNDIT

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
1 Dhjetor, 2025

Një autobus “Green Line” i linjës Astir-Qendër është aksidentuar mbrëmjen e sotme pasi ka devijuar për të mos përplasur një...

Lexo më shumë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
30 Nëntor, 2025

Policia ka dhënë infromacion zyrtar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç, mbërmjen e...

Lexo më shumë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Nëntor, 2025

Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.  Viktima është Edmond Mahalla, i cili...

Lexo më shumë

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
30 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com