Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Faturat e kripura të ujit, Prokuroria nis hetimet ndaj Ujësjellësit

2016/03/08 at 9:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Faturat e kripura të ujit, Prokuroria nis hetimet ndaj Ujësjellësit

Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal me dy akuza në lidhje me skandalin e mbifaturimeve në Ujësjellësin e Tiranës. “Ndërhyrje e paligjshme në rrjetet kompjuterike” dhe “shpërdorim detyre” janë veprat penale për të cilat Prokuroria, pas verifikimit vetëm disaditor, ka vendosur të regjistrojë procedim penal.
Burimet nga prokuroria kanë bërë me dije se hetimi ka nisur mbi bazën e materialit referues të përcjellë nga policia për disa raste mbifaturimesh muajt e fundit. Prokuroria ka bashkuar në këtë procedim edhe një padi të bërë nga vetë Ujësjellësi i kryeqytetit për “ndërhyrje të paligjshme në sistemet kompjuterike”.
Burimet e Prokurorisë thanë se “pas konstatimit se objekti i kallëzimit dhe ai i materialeve të tjera referuese ishte i njëjtë, është vendosur bashkimi i të gjitha shkresave në një procedim penal”. Pas kësaj faze të ezauruar tashmë nga Prokuroria, grupi i hetimit ka nisur veprimet me qëllim zbardhjen e mekanizmit të anomalisë së ndodhur me sistemin informatik të Ujësjellësit të Tiranës.
Paraprakisht mësohet se është hedhur poshtë mundësia e “ndërhyrjes nga jashtë” pasi sistemi i faturave të UKT-së nuk ka ekspozim online apo në rrjete publike. Për këtë arsye, dyshimet paraprake janë se ndërhyrja mund të jetë kryer “nga brenda” UKT-së për arsye që ende nuk janë të qarta.
HETIMI
Gjatë muajit shkurt 2016, në Prokurorinë e Tiranës kanë mbërritur dy materiale referuese në lidhje me çështjen e mbifaturimeve nga Ujësjellësi i Tiranës. Kjo ngjarje u bë shkak edhe për protesta në zonën e Kombinatit, si dhe për reagimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Bashkia e Tiranës, pas denoncimit të rasteve publikisht, mori masat e saj duke shkarkuar nga detyra drejtorin e UKT-së, Neritan Gjojdeshi.
Pas vendimit për nisjen e hetimeve, Prokuroria ka nxjerrë një urdhër sekuestrimi për pajisjet e sistemit informatik të faturave të UKT-së. Po kështu, grupi i hetimit ka hartuar një listë me personat që do të merren në pyetje në lidhje me çështjen. “Hetimi do të vazhdojë paralelisht, me verifikimin dhe ekspertimin e pajisjeve kompjuterike dhe marrjen në pyetje të punonjësve të UKT”, thanë burimet e Prokurorisë.
Sipas tyre, është marrë informacion edhe për personat e jashtëm që kanë akses në sistemin kompjuterik. Ata janë specialistët e mirëmbajtjes së sistemit, të cilëve u është kërkuar informacion me shkrim në lidhje me atë që ka ndodhur.
Më pas, Prokuroria pritet t’i marrë në pyetje këta specialistë për mundësinë e ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të Ujësjellësit. Paraprakisht, Prokuroria bën me dije se UKT ka një fond më vete dhe ka kryer shpenzime vjetore në lidhje me sistemin kompjuterik dhe programin përkatës për sistemin e faturave.
Pjesë e këtij fondi është edhe mirëmbajtja e sigurimi i sistemit nga dëmtimi, manipulimi si dhe krijimi i kushteve./ Panorama




Ju sugjerojmë

Ambasada e SHBA dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses
Bota

Ambasada e SHBA dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses

11 Gusht, 2025 7:08 pm
Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
Aktualitet

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve

11 Gusht, 2025 6:47 pm
Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë
Aktualitet

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë

11 Gusht, 2025 6:31 pm
Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë
Bota

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

11 Gusht, 2025 6:18 pm
Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit
-Shëndeti

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit

11 Gusht, 2025 6:00 pm
Temperaturat e larta/Situatë e vështirë me zjarret edhe në Kosovë
Rajoni

Temperaturat e larta/Situatë e vështirë me zjarret edhe në Kosovë

11 Gusht, 2025 5:47 pm
Balluku dhe Kumbaro inspektojnë punimet në aksin rrugor Berat–Ballaban
Aktualitet

Balluku dhe Kumbaro inspektojnë punimet në aksin rrugor Berat–Ballaban

11 Gusht, 2025 5:21 pm
Sveçla njofton për bastisjen e një OJQ-je brenda stacionit policor në Prishtinë
Rajoni

Vrasja në Gjilan/Sveçla kërkon hetim për lidhje të policëve me të dyshuarin

11 Gusht, 2025 4:59 pm
Ndërprerja e transmetimit të News 24, gazetarët në protestë para godinës
Aktualitet

Ndërprerja e transmetimit të News 24, gazetarët në protestë para godinës

11 Gusht, 2025 4:44 pm
Pheniani paralajmëron/Kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit
Bota

Pheniani paralajmëron/Kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

11 Gusht, 2025 4:35 pm
Para
Ide dhuratash për 8 mars

Ide dhuratash për 8 mars

Vlorë: Pranga zyrtarëve të lartë të INUV-it

Vlorë: Pranga zyrtarëve të lartë të INUV-it

100 vjetori i BMW, ja si e uron Benz

100 vjetori i BMW, ja si e uron Benz

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ambasada e SHBA dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses

Ambasada e SHBA dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses
11 Gusht, 2025

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë në Kosovë u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta...

Lexo më shumë

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
11 Gusht, 2025

Një vatër zjarri aktive është regjistruar në zonën e njohur si Piramida 12, pranë Leskovikut, në kufirin me Greqinë. Sipas...

Lexo më shumë

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë
11 Gusht, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të hënë, zonën pranë monumentit të mbrojtur natyror të “Syrit të Kaltër”, një...

Lexo më shumë

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë
11 Gusht, 2025

Bashkimi Evropian pjesën më të madhe të gushtit është në pushim të verës, pa seanca plenare të Parlamentit Evropian, pa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com