Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fatos Lubonja: Deklarata e Metës ishte mbrojtje nga rreziku Rama

2016/07/19 at 1:59 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Fatos Lubonja/ Shullazi, të pasurit tanë dhe shteti

Analisti Fatos Lubonja ka analizuar deklaratën e kreut të LSI-së, Ilir Meta të kumtuar para dy ditëve, në lidhje me tezën e shprehur prej tij, për një qeveri teknike pas miratimit të reformës.


Me anë të një analize botuar ditën e sotme në gazetën “Panorama”, me titull: “Si ta lexojmë deklaratën e Metës”, Lubonja shkruan se kreu i Kuvendit reagoi aq ashpër, vetëm atëherë kur vuri re rrezikun që po i afrohej atij.

Ai thekson se deklarata e Metës që për disa ishte një “bombë”, nuk erdhi e papritur, ajo ishte një provë më tepër se Shqipëria është një vend, të cilit tashmë i rri shumë ngushtë kostumi i autokracisë, i partisë së vetme shtet, të udhëhequr nga një lider që bën edhe ligjin, edhe Maliqin, por që i rri gjerë, duke i lëvarur madje, edhe kostumi i demokracisë dhe i shtetit ligjor.

“Meta nënkuptoi se ai nuk pranon të kërcënohet apo dhe të shkojë në mënyrë selektive në burg nga njeriu që ai vetë e solli në pushtet, pasi i shkoi tre vjet më parë në Gjirin e Lalëzit dhe i lëpiu tërë pështymën që kishte hedhur mbi të. O të gjithë, o asnjëri dhe mos u fshi pas ndërkombëtarëve, se ata edhe mund ta hanë, por jo ne që të njohim dhëmbë e dhëmballë – ishte nënkuptimi i fjalës së Metës”, shkruan Lubonja.

Ndër të tjera, që vlen për t’u përmendur në shkrimin e tij, është fakti se Lubonja i jep të drejtë Metës në këtë pikë, pasi sipas autorit të shkrimit, Edi Rama, “për të realizuar qëllimet e tij, nuk njeh jo vetëm moralin e ligjin, por as kodet e nderit të mafies. Por ama i duhet vënë në dukje Metës se ka lëvizur vetëm kur pa bythën e tij në rrezik dhe jo teksa shihte se arroganca dhe psikopatia e Ramës po dëmtonin padrejtësisht të tjerët; se brenda tre vjetësh ai ka hedhur hapa të paimagjinueshëm për të realizuar ëndrrën e gjithëpushtetshmërisë, duke filluar që nga lidhja me kriminelët e trafikantët, e blerja e një fotoje me Obamën 80.000 $ (duke shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane), për të vazhduar pastaj me trajtimin e godinave të institucionit ku hyri si shtëpia e tij private, me korruptimin e mediave ish-kundërshtare ose mbylljen me akte të dhunshme të atyre që nuk i korruptonte dot, te dhënia e tenderëve dhe koncesioneve njerëzve të tij në mënyrat më arbitrare e selektive të mundshme, me përgjime të paligjshme etj., etj.”

Lubonja thekson, pavarësisht kësaj, interesat e Metës me interesat e një Shqipërie që kërkon të ndërtojë demokraci dhe jo pushtetin e një autokrati përputhen.

“Siç janë përputhur kur ai u shkëput nga Berisha më 2013, kur ky po i tejkalonte limitet që pranojnë shqiptarët për pushtet absolut të një personi/parti, duke i hequr mundësinë që të zgjidhej për herë të tretë”, shkruan ai.

Lubonja ka nënvizuar, ndër të tjera, se Rama edhe “të ishte bërë kryeministër i dalë nga një lëvizje antikastë me premtimin e pastrimit të të gjithë politikës së korruptuar shqiptare, edhe sikur të mos bënte çdo ditë nga një shkelje të ligjit siç bën, por të qeveriste me duar të pastra, prapë do të duhej të tregohej shumë kujdes për t’i dhënë atij të gjitha pushtetet, edhe atë të drejtësisë, e jo më kur ke parasysh se është në krye të një partie që ka një të kaluar të zezë para viteve ’90, dhe, po ashtu, që gjatë viteve ’90 ka ndërtuar sistemin e kastës së korruptuar dhe për më tepër ka ardhur në pushtet pikërisht me Ilir Metën”.

Ai është shprehur më tej, se më mirë të kemi pushtetin e disa personave, sesa pushtetin e një personi/bande, siç edhe synon Rama.

Lubonja shkruan se deri këtu biem dakord me Metën, ndërsa pyet, por për çfarë duhet bërë për të kaluar në dorëzimin e pushtetit nga duart e tyre në “duart” e ligjit.

Ai shkruan, se në lidhje me këtë, Meta nuk na dha ndonjë formulë të qartë dhe bindëse.

“Edhe pse foli për pakësim pushteti të tyre, nuk m’u duk se ka menduar gjatë dhe seriozisht për këto as më parë dhe as në netët që tha se ka ndenjur pa gjumë, përpara se të jepte deklaratën e fortë. Më së shumti deklarata e tij ishte një mbrojtje e pushtetit të tij nga rreziku Rama”, shkruan Lubonja.

 

 



Ju sugjerojmë

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari
Aktualitet

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari

20 Korrik, 2025 7:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

20 Korrik, 2025 7:00 pm
5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë
Rajoni

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

20 Korrik, 2025 6:46 pm
Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima
Bota

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima

20 Korrik, 2025 6:20 pm
Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet
Aktualitet

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

20 Korrik, 2025 5:53 pm
Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë
Bota

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë

20 Korrik, 2025 5:38 pm
“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…
Aktualitet

“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…

20 Korrik, 2025 5:26 pm
Netanyahu paralajmëron: Do shpërthejë luftë e tmerrshme bërthamore nëse nuk ndalet Irani
Bota

Izrael/ Helmohet kryeministri Benjamin Netanyahu

20 Korrik, 2025 5:04 pm
Para
Rinisin negociatat/ Basha i gatshëm për të gjetur konsensusin mes palëve

Rinisin negociatat/ Basha i gatshëm për të gjetur konsensusin mes palëve

Dafina Zeqiri puth Blerim Destanin

Dafina Zeqiri puth Blerim Destanin

Punësimi, ku jemi sot?

Punësimi, ku jemi sot?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
20 Korrik, 2025

“Për neutralizimin e flakëve që vunë në rrezik Parkun Kombëtar të Llogarasë janë angazhuar forcat vendore, Forcat e Armatosura dhe...

Lexo më shumë

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
20 Korrik, 2025

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Në një fjalim...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari
20 Korrik, 2025

Një sherr mes të rinjsh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës ka përfunduar me plagosje. Policia njofton se ngjarja...

Lexo më shumë

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
20 Korrik, 2025

Një i ri është rrëzuar aksidentalisht pasditen e sotme nga ballkoni i një hoteli në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com