Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fantazitë e mediave italiane mbi rrezikun e ISIS-it në Shqipëri

2016/01/13 at 8:58 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fantazitë e mediave italiane mbi rrezikun e ISIS-it në Shqipëri

Nga Lavdrim Lita


Ky vit [në Itali] filloi me një stuhi artikujsh alarmues mbi rrezikun e ISIS-it në Ballkan. Shumica të shkruar mbi tryezën e punës, duke gjurmuar artikuj të tjerë në internet për të shkruar më pas një histori. Shqipëria ishte objekt i dy artikujve te La Stampa dhe Il Giornale.

Midis tyre nuk ka asnjë ndryshim: i njëjti ton alarmues.

I dërguari i La Stampa-s nuk arrin të kuptojë, me letër në dorë, se lumi afër Cerrikut nuk quhet Erzen por Shkumbin. Pastaj, që korrespondenti nuk ka qenë ndonjëherë në Lushnje, e cila ka 60 mijë banorë, është më se e qartë, meqënëse për të “Lushnja është një fshat i Shqipërisë së Mesme.” Edhe citimet e të tjerëve janë të keqinterpretuara, si rrjeti i gazetarisë Balkan Insight, i cili bëhet Balkan Inside. të gjitha këto janë elementë që të bëjnë të kuptosh se artikulli është shkruar me “dorën e majtë”, pa asnjë fakt.

Në artikullin e La Stampa-s shkruhet për ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës, financimet e të cilës nuk na qenkan shumë të qarta. Në të vërtetë, financimet për këtë xhami janë të qarta për të gjithë në Shqipëri.

Mjafton të shohësh tabelën e punimeve. Komuniteti musliman dhe shoqëria shqiptare kanë vendosur prej vitesh për ndërtimin e kësaj xhamie, në mënyrë që njerëzit të mos falen më në rrugë gjatë festave. Të dhënat për xhaminë e madhe në Tiranë janë të gabuara, pasi nuk bëhet fjalë për 20 mijë metra katrorë, por për më pak se 6 mijë. Kohët e fundit në Tiranë është ndërtuar katedratja e re ortodokse, njëqind metra nga kisha katolike dhe xhamia e madhe.

Tek Il Giornale, autori gjurmon të njëjtat burime online me ato të kolegut, por duke bërë gabime të tjera. Poeti i njohur shqiptar, Ervin Hatibi, i cili ka vite që nuk shkruan në asnjë të përditshme, bëhet gazetari që shpjegon Islamin shqiptar. Në artikullin e Giornale-s flitet për “bektashinjtë e shumë urryer nga vehabitë”. Bektashijtë janë tarikat sufist, i themeluar në shekullin XIII nga Haxhi Bektash Veliu. Sipas të dhënave zyrtare të censusit të vitit 2011, bektashijtë përbëjnë vetëm 2.1% të popullsisë dhe janë një rrymë shumë e dashur mes shqiptarëve për shkak të natyrës tolerante e të hapur ndaj feve të tjera. Në censusin e bërë në vitin 2011 (i fundit ishte në 1928) janë deklaruar muslimanë 56,6% e shqiptarëve, katolikë 10%, ortodoksë 6,7% dhe 2,5% ateistë.

Në gazetëm e Gjenovës, pra “il Secolo XIX”, një gazetë periferike të panoramën e medias italiane, thuhet se kërkohen shqiptarë që flasin italisht e kuptojnë nga kompjuteri dhe janë gati 2 mijë euro për të bërë propagandë e rekrutim për ISIS. Ndoshta gazetari gjenovez nuk e di që për 300 euro shqiptarët që dinë italisht e kompjuter bëjnë propagandë për kompanitë italiane dhe për këtë nuk shkruhet sepse do të ishte sikur te shkruaje per rikthimin e regjimit skllavopronar.

Në të kaluarën kam shkruar disa artikuj rreth ISIS-it dhe lidhjet e tij me botën shqiptare. Në fakt nuk mund të mohohet se shumë përsona kanë shkuar në Siri dhe Irak si foreign fighters (luftëtarë të huaj). Megjitahtë, siç ka deklaruar kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH), Visho Ajazi-Lika, “fondamentalistët nuk mbështetën nga familja apo shoqëria”.

Sipas autoriteteve shqiptare janë rreth 140 përsona që luftojnë në rradhët e ISIS-it.

Problemet e Shqipërisë nuk duhen kërkuar te një pakicë e vogël njerëzish të indoktrinuar dhe ndjekës të ideve fondamentaliste, por te rritja e varfërisë, papunësia, korrupsioni, padrejtësia shoqërore, klientelizmi dhe korrupsioni. Zyrtarisht, papunësia në Shqipëri është 17,5%. Një në dy të rinjë është i papunë. Por në të vërtetë është kjo shifër është akoma më e lartë. Rritja ekonomike prej 2,5% në 2015 nuk është reale. Rreth 80 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil vetëm në Gjermani. Shtypi italian nuk flet për këto tema, duke u lëkundur midis dy pamjeve të shtrembëruara: ajo e Shqipërisë si parajsa e re ekonomike nga njëra anë, dhe ajo e Shqipërisë si foleja e xhihadizmit.

Nuk kam lexuar kurrë në shtypin kryesor italian për histori bashkëjetese fetare, ku muslimanët ndërtojnë kisha e katolikët ndërtojnë xhami. E megjithatë histori të tilla ekzistojnë. Besimtarët shqiptarë, muslimanë e të krishterë, bashkëjetojnë prej shekujsh dhe histori të tilla si ajo e fshatit Malbardh janë ndoshta shembulli më i mirë se si kjo bashkëjetesë mund të praktikohet në kontekste të tjera.

Muslimanët e Ballkanit lindor janë popullsia muslimane më e moderuar në botë, pavarësisht se një pakicë e vogël është indoktrinuar me forma ekstreme të Islamit. Ja, për këtë duhet të shkruajmë, por me kompetencë e jo me tone alarmuese.

*Autori është gazetar nga Tirana dhe njohës i mirë i rrethanave politike e shoqërore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. MA në Kolegjin Europës.



Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Shitjet e kompjuterave/ Kryeson kinezja Lenovo, ndjek HP dhe Dell

Shitjet e kompjuterave/ Kryeson kinezja Lenovo, ndjek HP dhe Dell

Alarmi/ 60 banesa në Kamzë rrezikojnë të përmbyten nga lumi i Tiranës

Alarmi/ 60 banesa në Kamzë rrezikojnë të përmbyten nga lumi i Tiranës

Kriza ekonomike, mbyllet kanali i lajmeve “Al Jazeera America”

Kriza ekonomike, mbyllet kanali i lajmeve "Al Jazeera America"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com