Mohamed Bouhlel, i cili shtypi me kamion 84 persona dhe lëndoi qindra të tjerë, i kishte dërguar familjes së tij, 100 mijë euro disa ditë para këtij sulmi.
Jaber Bouhlel, vëllai i Mohamed, ka thënë për MailOnline se paratë ishin dërguar përmes shokëve të tij në mënyrë ilegale.
“Ai na ka dërguar 240 mijë dinarë tunizian (100 mijë euro) në ditët e fundit,” tha Jaber, duke shtuar se paratë janë dërguar ilegalisht.
“Paratë janë dërguar ilegalisht. Ai u kishte thënë para njerëzve që i njihte të cilët po ktheheshin në fshatin tanë, dhe i ishte lutur të na sjellnin paratë neve,”thotë Jaber.
Por, ai insiston se vëllai i tij nuk ishte terrorist.
Ndërkaq edhe babai i Mohamed Bouhlel ka insistuar se i biri i tij ishte i sëmurë mendërisht dhe nuk kishte lidhje me ISIS.