Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Familjarët e viktimave alarmohen pas lirimit të 20 “kapove” të mafias siçiliane, ja çfarë rolesh kishin në kohën e sundimit të Cosa Nostras

2025/01/03 at 6:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Familjarët e viktimave alarmohen pas lirimit të 20 “kapove” të mafias siçiliane, ja çfarë rolesh kishin në kohën e sundimit të Cosa Nostras

Familjet e viktimave të vrarë nga mafia siçiliane kanë shprehur frikën se më shumë se 20 mafiozët e liruar gjatë tre muajve të fundit mund të kthehen në lagjet që dikur kontrollonin.

Shumica e ‘kapove’, disa prej të cilëve mbanin role drejtuese në familjet kryesore mafioze të kryeqytetit të Siçilisë, Palermos, nuk e kanë tradhtuar në asnjë moment mafian siçiliane, Cosa Nostra dhe kanë refuzuar të bashkëpunojnë me autoritetet gjyqësore. Ata janë liruar me leje ose për sjellje të mirë.

Salvatore Borsellino, vëllai i gjyqtarit legjendar anti-mafia, Paolo Borsellino, i cili u vra nga organizata kriminale Cosa Nostra në 1992, tha: “Lirimi nga burgu i mafiozëve që kanë refuzuar gjithmonë të bashkëpunojnë me drejtësinë është  jashtëzakonisht i rrezikshëm. Është një goditje fatale për luftën kundër mafias”.

Nino Morana Agostino, nipi i oficerit të policisë Nino Agostino, i cili u qëllua për vdekje së bashku me gruan e tij, Ida në vitin 1989, tha për gazetën la Repubblica: “Nuk mund të çalojmë në luftën kundër mafias. Mafiozët që ishin dënuar me burgim të përjetshëm që tani po kthehen në liri me kusht, mbajnë ende sekrete për vrasjet e pazbardhura mafioze që nuk kanë pranuar t’i rrëfejnë. Lirimi i tyre është rrezik i madh”

Në tetor, Raffaele Galatolo, 74 vjeç, një bos mafioz në lagjen Acquasanta të Palermos, pasi gjykata e shpalli atë “të burgosur model” për sjelljen e tij të mirë, është  liruar me kusht.

Galatolo dhe vëllai i tij Vincenzo, të cilët u dënuan për vrasje, ishin drejtuesit e të ashtuquajturës “dhoma e vdekjes”, një dhomë ku kryheshin vrasje me urdhër të bosit të atëhershëm të mafias siçiliane, Salvatore “Totò” Riina. Pas vdekjes së Vincenzos, Raffaele mbeti trashëgimtari i vetëm i fronit në familjen mafioze të Acquasanta.

Një javë më parë, Giuseppe Corona, i cili ishte në paraburgim në pritje të gjyqit që nga viti 2018 në burgun e sigurisë së lartë rezervuar për ‘kapot’ e mafias, u lirua pasi kishte kryer kohën maksimale të lejuar përpara gjyqit të tij, i cili është shtyrë vazhdimisht.

Në fillim të tetorit, gjykata e apelit të Palermos liroi nëntë bosë nga Trapani për të njëjtën arsye, të lidhur me ish-bosin e mafias siçiliane Matteo Messina Denaro, i arrestuar në janar 2023 pas 30 vitesh në arrati.

Kryeprokurori i Palermos, Maurizio de Lucia, dha një deklaratë për të mos ulur vigjilencën në luftën kundër mafies, me hetuesit që kanë frikë nga mundësia që Cosa Nostra, pas një periudhe të gjatë rënieje, mund të përpiqet të riorganizojë të ashtuquajturën “Cupola”, organi drejtues i saj.

“Ndryshimet e fundit në ligjin italian lejojnë ‘kapot’ që nuk i pranuan kurrë veprimet e tyre dhe nuk dëshmuan kurrë kundër mafias, të përfitojnë nga legjislacioni për ‘sjellje të mirë’. Autoritetet e burgut nuk po konsultohen me prokurorët për të kuptuar se sa i rrezikshëm mund të jetë kthimi i tyre”

“Kthimi i tyre në masë do ta bëjë më të lehtë riorganizimin e Cosa Nostra-s. Ka gjasa që ‘Cupola’ të ringrihet. Prania e tyre dërgon një mesazh mosndëshkimi për komunitetin”, tha Federico Varese, një profesor i kriminologjisë në Universitetin e Oksfordit dhe autor i Mafia Life.

Frika e prokurorëve dhe familjeve të viktimave vjen kryesisht për faktin se shumë prej ‘kapove’ kanë refuzuar të bashkëpunojnë me autoritetet, duke sinjalizuar interesin e tyre për të vazhduar t’i shërbejnë mafias.

“Këta mafiozë do të largohen nga burgu për të rimarrë pushtetin e tyre brenda klanit. Për më tepër, ata do të gëzojnë prestigj mes anëtarëve të mafias dhe atyre që mbështesin Cosa Nostra-n, sepse mund të mburren me faktin që nuk emëruan anëtarë të tjerë të mafias gjatë burgimit”, tha Borsellino.

Profesori i kriminologjisë Varese tha: “Hyrja në mafien siçiliane është e përjetshme dhe kjo ndodh përmes një rituali. Në ritual, fotoja e djegur e një shenjtori vihet në duart e anëtarit të ri teksa pjesa tjetër thonë së bashku : “Do të digjesh si kjo foto nëse tradhton ose përpiqesh të largohesh nga kjo organizatë”.

“Vdekja është mënyra e vetme për tu larguar ose dëbimi pasi ke dëshmuar në shtet. Pra, ata që do kthehen në lagjet e Palermos dhe Trapanit do të rifillojnë aktivitetet e tyre mafioze”, shtoi Varese.

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Çfarë dimë për kalimin e pushtetit nga Biden te Trump

Trump sulmon Biden: Je presidenti më i keq në historinë e Amerikës

Konfliktet mes Jani Alisë dhe Elton Çiços nisën në Greqi, në vitin 2000

Konfliktet mes Jani Alisë dhe Elton Çiços nisën në Greqi, në vitin 2000

Ambasadori kinez në Rusi: Jemi më afër se kurrë ribashkimit me Tajvanin

Ambasadori kinez në Rusi: Jemi më afër se kurrë ribashkimit me Tajvanin

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com