Pas atentatit me armë zjarri në qendër të Elbasanit, ka reaguar familja Mema nga Italia, ku kërkon që autoritetet të punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe mediat thonë ata t’u referohen burimeve zyrtare dhe të mos aludojnë për gjëra që nuk janë.
“Mbiemri ynë është keqpërdorur nga ana e medias dhe veçanërisht nga shtypi shkruar. Ne jemi larg kësaj ngjarje dhe këtij konflikti që po përflitet. Qyteti i Elbasanit na njeh se cilët jemi dhe i kërkojmë medieve që ti referohen vetëm burimeve zyrtare dhe burimeve të tjera të konfirmuara pasi aludohet për lidhje familjare që nuk ekzistojnë. Gjithashtu i kërkojmë strukturave shtetërore që të vazhdojnë punën për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në reagimin e familjes Mema.