Lajmi për miratimin e projektligjit për martesat e të njëjtit seks në parlamentin grek ka shkaktuar “zhurmë” në rrjet, ku shumë media ndërkombëtare flasin për një “moment historik”.
“Greqia u bë vendi i parë ortodoks që legalizoi martesën e çifteve të të njëjtit seks”, theksojnë mediat.
Nga an tjetër projektligji shkaktoi ndarje dhe u përball me rezistencë të fortë nga kisha.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është përgëzuar nga disa vende europiane për miratimin e projektligjit.
Ai theksoi se është një vendim historik për vendin dhe u shpreh krenar që e ka prezantuar projektligjin si kreu i qendrës së djathtë.
Ligji u jep çifteve të të njëjtit seks të drejtën për t’u martuar dhe birësuar fëmijë dhe vjen pas dekadash fushate nga komuniteti LGBT për barazinë martesore në vendin socialisht konservator.
“Jam shume i lumtur. Si dikush që jam rritur në fshat, kjo është një ëndërr që e kam pritur për shumë vite, ashtu si të gjithë ne. Tani kemi edhe më shumë të drejta.”
Për shumë të tjerë ky miratim do të thotë shembje të bazës së familjes.
“Përparimi thotë po, familja greke thotë jo.”
“Nuk jam plotësisht e sigurt, ka shumë gjëra që duhen dhënë prioritet, derisa të arrijmë deri në këtë pjesë. Unë mund të jem në rregull me këtë për sa kohë që janë zgjidhur gjëra të tjera shumë të rëndësishme.”
“Unë jam kundër, koncepti i familjes është shembur, ne kemi të drejta individuale, por këto nuk mund të institucionalizohen dhe të prekin të gjithë në shoqëri.”