Një familje në Shkodër kishte denoncuar zhdukjen e kryefamiljarit të tyre ditën e shtunë. Por burri është gjetur nga policia i vetëvarur në pemë ditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ganjoll të Shkodrës ku është gjendur i vdekur 66 vjeçari me icinialet M.T.
Nga hetimet paraprake dyshohet se i moshuari është vetëvrarë.Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes.