Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Familja e 14 vjeçarit që u dogj nga gazi apel shtetit: Ta dërgojmë jashtë, është shpërfytyruar

2016/02/10 at 9:25 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Familja e 14 vjeçarit që u dogj nga gazi apel shtetit: Ta dërgojmë jashtë, është shpërfytyruar

TIRANË- Familjarët e 14 vjeçarit që u plagos rëndë në ngjarjen e 1 shkurtit në Beragozhtë të Pogradecit bëjnë apel shtetit që ta dërgojnë jashtë djalin pasi ka plagë të rënda.

“Djali është shpërfytyruar nga flakët, ndërsa nuk ka asnjë përmirësim. I lutem shtetit që të mos e lërë të vdesë tim nip. Është vetëm 14 vjeç dhe duhet t’i kthehet buzëqeshja”. Kështu deklaroi dje Mynever Hamolli, nga fshati Beragozhdë i rrethit të Pogradecit në një intervistë për Gazetën Shqiptare.

Gruaja e xhaxhait të 14 vjeçarit u shpreh se “djali po lufton me vdekjen dhe se shpresa e vetme për shpëtimin e tij, është kurimi jashtë vendit”.

Si është gjendja shëndetësore e nipit tuaj, Eri Hamolli?

Flas çdo minutë në telefon me nënën e Erit, e cila më thotë se djali i saj është rëndë. Gjendja e nipit tim nuk është përmirësuar, ndonëse kanë kaluar dhjetë ditë kur ai mbeti i plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në lokal. Mjekët e Tiranës kanë thënë se Eri ka pësuar djegie të shumta në trup, është shpërfytyruar. Ai ishte shumë i bukur, ishte si ëngjëll (qan). I lutem çdo sekondë Zotit që ta shpëtojë djalin, sepse ai duhet të jetojë.

Eri, është fëmija i vetëm i vëllait të burrit tuaj?

Ai ka edhe një motër më të vogël. Eri është rritur me shumë sakrifica, babai i tij ka punuar në emigracion, ndaj dhe e ëma e ka pikë të dobët. Ajo mburrej gjithmonë me Erin, thoshte shpesh ‘e kam djalin më të bukur të fisit’. Kjo ishte një tragjedi e vërtetë për ne. Unë e kam rritur vetë dhe e dua shumë atë djalë. Është i sjellshëm dhe mjaft i edukuar. Fati u tregua mizor me të sepse është më i dëmtuari nga ajo ditë e mallkuar. Na shkatërroi të gjithëve, kushdo qan dhe lutet për jetën e Erit.

Cili është apeli juaj?

Ne duam dhe i lutemi me shpirt shtetit shqiptar ta dërgojë djalin tonë për kurim jashtë vendit. Ai nuk po përmirësohet këtu. Nuk jep asnjë reagim. Duhet urgjentisht të niset jashtë shtetit, në një spital të specializuar. Ne nuk kemi mundësi ta dërgojmë, pasi jemi të varfër, ndaj i lutemi, i përgjërohemi dhe i bëjmë thirrje shtetit ta ndihmojë Erin e vogël dhe t’i kthejë atij buzëqeshjen.

Ju sugjerojmë

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
Aktualitet

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

5 Shtator, 2025 7:35 pm
KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…
Bota

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…

5 Shtator, 2025 7:29 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqyte: Nuk ka pushim

5 Shtator, 2025 6:52 pm
Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët
Kronikë

Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët

5 Shtator, 2025 6:49 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

5 Shtator, 2025 5:58 pm
Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza
Bota

Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza

5 Shtator, 2025 5:02 pm
Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona
Bota

Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona

5 Shtator, 2025 4:47 pm
Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës
Bota

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës

5 Shtator, 2025 3:44 pm
Para
Masakra e Elbasanit, ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë

MISTERI/ Masakra e Elbasanit, kamera e sigurisë u fik pak minuta para atentatit

Ermira Babamusta, shqiptarja që u nderua me medalje ari nga Obama

Ermira Babamusta, shqiptarja që u nderua me medalje ari nga Obama

Rritet numri i të prekurve me AIDS në Shqipëri, sidomos meshkujt

Zbulohet kura që shëron Hiv/Aids

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
5 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij blen hapur naftë ruse, duke theksuar se nuk...

Lexo më shumë

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
5 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi disa takime të nivelit të lartë dy ditë më parë në Departamentin...

Lexo më shumë

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
5 Shtator, 2025

Shërbimi Zjarrfikës i Himarës ka arritur pas tre orësh kërkime të gjejë një çift turistësh izraelitë, të moshës 22 vjeç,...

Lexo më shumë

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…
5 Shtator, 2025

Komisioni Evropian ka gjobitur Google me 2.95 miliardë euro për shkelje të rregullave antitrust të BE-së, duke shtrembëruar konkurrencën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com