Një ditë para procesit për cështjen “Rubi” në Gjykatën e Lartë, në Itali, Marina dhe Pier Silvio i kanë bërë apel babait të tyre, Silvio Berluskoni të tërhiqet nga “Forza Italia” nëse duhet të mbajë gjigandin “Mediaset”.
“Babi, nuk mund të lejosh që “Forza Italia” të dëmtojë biznesin. Ajo nuk duhet të bëhet një barrë, në të kundërt është më mirë të tërhiqesh prej saj”./360gradë.al.
Me pak fjalë, Silvio Berluskoni duhet të marrë në konsideratë idenë e mosangazhimit politik, një zgjidhje për të frenuar rrethimin penal ndaj tij. Objektivi kryesor i fëmijëve, tani, është për të ndërtuar një mjedis, ku bizneset mund të ndërlidhen me qeverinë pa paragjykime dhe urrejtje.