Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fallxhorja i shikon letrat prokurores: Do ta kalosh vettingun, por do kohë që të arrish te Gjykata e Tiranës

2024/12/31 at 9:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fallxhorja i shikon letrat prokurores: Do ta kalosh vettingun, por do kohë që të arrish te Gjykata e Tiranës

Në fund të vitit, emisioni Stop në Tv Klan ka sjellë parashikimet e fallxhoreve për problemet e qytetarëve.

Kamera e fshehtë e Stop ka shkuar te një zonjë e quajtur Lindita në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.

“Halli” i qytetares së drejtuar te Lindita, është se nuk ka kaluar vettingun, pasi është prokurore.

Lindita i thotë se i shkojnë shume persona për çështjen e vettingut.

Në fund, pasi i lexon letrat dhe fatin, Linda i jep sihariqin, se zonja do ta kalojë procesin e vettingut.

Qytetarja – Linditë, si je?

Lindita – Për mashkull letrat janë shumë të mira.

Qytetarja –Unë e kam për punën më tepër.

Lindita – Të del puna të letrat, po te letrat ka diçka, që duhet të vësh persona! Do vesh persona të punës?

Qytetarja – Unë atë dua të shof njëherë!  Atë e kam njëçikë me.., më me merak. Unë prokurore jam aty, po na ka kap njëçikë frika me këto të vetingut e këto, ee… A do e kaloj?

Lindita – Akoma s’ka mbaru vetingu?

Qytetarja – Ncuq!

Lindita – Çfarë personash do të vësh?

Qytetarja – Për punën! Personat, që i kam në punë!

Lindita – Që i ke në punë.

Qytetarja – Hë, hë…

Lindita – Ok!

Qytetarja – Mashkull!

Lindita – Të vej mashkullin njëherë. Ta vëmë të parin, e kemi me fant.

Qytetarja – Kam hallin e vetingut. A do na hetojnë, a s’do na..?

Lindita – E ke në punë këtë? Për momentin ka një problem të vetin, ose do ketë problem në shtet, por që do ketë një problem shumë shpejt. Nuk të shikoj asnjë problem nga ana e punës.

Qytetarja – Jo?

Lindita – Fare!

Qytetarja – Po na e shif njëherë vetëm kshu, a do e kaloj vetingun, apo jo?

Lindita – Do e kalosh!

Qytetarja – Hë?

Lindita – Do e kalosh. Të gjithë e kanë frikë, ça më vijnë këtu, frikë vetingun kanë. Vëj mashkullin e parë, fantin! Të parin, që futëm! Këtij njëherë nuk i realizohet asnjë gjë. Ta harrojë! Hallakatet kot, sa andej-këtej. Gojëmbël e më the e të thashë. Flit, bëj, orator, i shkathët, por nuk i realizohet. Diçka i ngel pengesë. Person shumë i rëndësishëm. Në shtet është, ja ku e kam 9-tën. Shumë lekë ka. Ja, ku është! Shiko! Mund të jetë pak hijerëndë, por nuk është njeri i keq. Këtu në shtet, ku është, mund të bëjë punën e vet. Është i detyrum, të bëj punën, por nuk është zemërkeq, nuk është njeri i keq. Ça do të shikosh tjetër?

Qytetarja – Hëëë, nëse do arrij të vij te Gjykata e Tiranës… Këtë!

Lindita – Do të duhet kohë, akoma jo! Bllokuar të bie. Ka të tjerë përpara teje për aty. Do të plotësohet, për t’u plotësuar, por do shumë.

Qytetarja – Do kohë?

Lindita – Shumë kohë. Nuk e shikoj tani. Po erdhe këtu edhe më shumë lekë ke. Ja ku e ke, por që nuk e ke tani, rrushe.

Pas Linditës, kamera e fshehtë e Stop ka shkuar në Bathore te nënë Sherifja, të cilës i ankohemi për gjobat e policisë.

Pasi na “këndon” e na “fryn”, Sherifja na jep dy nuska për t’i vendosur në makinë, për të larguar në këtë mënyrë njerëzit e paduhur dhe tersllëqet.

Qytetarja – A të futem? Ça bën?

Nana – Po shifja filxhan.

Qytetarja –Si je?

Nana – 5 mijë lekë!

Qytetarja – Po e di unë atë, se se kam për herë të parë. Hajt për të mira!

Nana – Të baftë mirë, po lëne të kullojë njëçikë, se të del i larë!

Qytetarja – Unë ngela edhe me shtetin, më mbytën këto të policisë me gjoba.

Nana – Me makinë?

Qytetarja – Me makinë. Sa dal në rrugë, po përditë. Njëherë gjejnë telefon gjobë. Njëherë gjejnë rripin gjobë. Njëherë parkimin gjobë. Po jo o, s’ka shance, o…

Qytetarja – Shife njëherë, se boll i kam lënë llum në fund aty.

Nana – Për gjobat e shtetit nga pavëmendja, që ka, thotë dhe e ardhmja jote. Ti je edhe njëçikë hundpërpjeta, thotë. Duhet edhe të tolerosh njëçikë! Domethënë thjesht, ti je në një sprovë të Zotit. Do vij ora thotë, që ti do jesh më gabim, thotë dhe nuk do të gjobisi njeri, edhe do më kujtosh. Ma gabim mund të jesh kundravajtje, në parakalim.

Qytetarja –Po!

Nana – Ku di unë edhe s’do të bajnë llafe hiç, kurse tashi thotë këtë fundviti, goca e ka në sprovë, thotë. Edh tashi ke fillu, një javë ke, që i ke këto.

Qytetarja – Që po më vënë përditë tani.

Nana – Po pra. Një javë ka, thotë. Është në sprovë dy javë kjo, thotë nga Zoti.

Qytetarja – Kam edhe një javë, që do marr gjoba dhe një javë tjetër.

Nana – Edhe një javë, prandaj bëj punët me kujdes. Pastaj thotë shikoje edhe 2025-ta për ty, thotë, do jetë sikur me qenë një ylber tjetër.

Qytetarja – A do kapim noi gjë për zgjedhjet, hë?

Nana – Me çin jeni ju? Me PD-në? Edhe mundet, thotë, po jo 100% ,jo. Mund të zej noi pozicion më lartë, po jo për ta fitu si parti, thotë. Nuk kanë njeriun e duhur, thotë. Nuk e kanë gjet akoma, kshuqë, po s’doli një adap-adap. Është i humbur, nuk konkuron njeri, këta të çmendin. Ky është i çmend.

Qytetarja – S’do fitojnë as…?  S’do e fitojnë as këtë herë zgjedhjet, hë?

Nana – Për të fitu jo, thotë, po për të zënë një pozicion, që mbas nja 4-vjetëve të tjera, ta hajë gër-vër ky, thotë. Jo si Lulzimi, jo si tjetri, se do dali një Salë i dytë thotë, jo goca e Salës, nuk e fiton ajo thotë, se ai mendon të vëjë gocën e vet.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Viti 2025 mbërrin në disa vende të botës, qindra qytetarë ndjekin spektaklin e fishekzjarreve

Viti 2025 mbërrin në disa vende të botës, qindra qytetarë ndjekin spektaklin e fishekzjarreve

Kryebashkiaku i Kavajës: Salianji po kalon padrejtësisht vigjiljen e ndërrimit të viteve në qeli

Kryebashkiaku i Kavajës: Salianji po kalon padrejtësisht vigjiljen e ndërrimit të viteve në qeli

Salianji uron shqiptarët nga qelia: Gëzuar 2025! Qoftë vit i një rrugëtimi me shpresë dhe ndryshim

Salianji uron shqiptarët nga qelia: Gëzuar 2025! Qoftë vit i një rrugëtimi me shpresë dhe ndryshim

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com