Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Falja se janë të vegjël”/Policia neglizhon dhunën ndaj 19-vjeçarit me aftësi ndryshe

2024/02/19 at 9:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Falja se janë të vegjël”/Policia neglizhon dhunën ndaj 19-vjeçarit me aftësi ndryshe

Nëna e një 19-vjeçari me aftësi ndryshe ka denoncuar në “Stop” në Tv Klan dhunën e 5 minorenëve ndaj të birit. Dhuna është përsëritur disa herë, por kësaj here videoja është publikuar edhe në Tik Tok ku është bërë virale.

Në rastin e fundit, ajo u drejtua në policinë e Durrësit por ishte ditë e shtunë ndaj denoncimi nuk iu mor as të shtunën e as të dielën, por vetëm ditën e hënë. Policia nga ana e saj, nuk duket ta ketë marrë seriozisht ngjarjen e rëndë të dhunës ndaj një personi me aftësi ndryshe.

Nëna: I thashë dëgjo nuk është hera e parë dhe e dytë, e kemi anashkaluar këtë pjesë. Ata herës tjetër mund edhe të ma vrasin fëmijën tim. Ose më ndihmoni ju ose do gjej ndonjë zgjidhje tjetër.

E pyetur për rastin në policinë e Durrësit, kjo e fundit thotë se ka identifikuar vetëm një nga minorenët dhunues e do të çojë në prokurori një dosje për të cilën nuk janë kryer procedurat paraprake bazë.

OPGJ, Durrës: Atëherë më dëgjo me kujdes! Momentalisht kemi identifikuar një person, i kam thënë që sot do t’i marr deklarimet ose nesër meqenëse prindërit e atij fëmije janë në punë deri në orën 5. Në qoftë se nuk vijnë, unë do t’i shoqëroj për të marrë vesh edhe të tjerët…

Nëna e 19-vjeçarit shpreh frikën për të ardhmen e të birit.

Nëna: Fëmija im shpëtoi këtë herë, ishte i zoti për të shpëtuar këtë herë. Në qoftë se herën tjetër mund të shkonte edhe më keq, kush do mbajë përgjegjësi për këtë? Policia që nuk më dha një arsye të fortë mua që të ikja me një mendje të fjetur apo prindërit që më thonë “hë falja se janë fëmijë të vegjël dhe do bëhen më mirë t’i pajtojmë, t’i bëjmë?”  Absolutisht. Nuk fal askënd. Është e treta, e katërta herë që mua më ndodh me fëmijën tim.

Gazetari: Me të njëjtët persona?

Nëna: Po, me të njëjtët persona.

Avokati Arben Llangozi shpjegon pikat që duhet të ndiqte policia për këtë rast sensitiv që është neglizhuar në mënyrë absurde. Nëna e 19-vjeçarit kontakton sërish me OPGJ-në në Durrës.

Nëna: Alo,  përshëndetje Emiljana!

OPGJ, Durrës: Përshëndetje! Po, si kalove?

Nëna: Mirë, qysh ia kaluat juve?

OPGJ, Durrës: Mirë, më thuaj!

Nëna: Doja të pyesja për çështjen e çunit, çfarë ka ndodhur, çfarë…

OPGJ, Durrës: Po çështja do kalojë në prokurori.

Nëna: Po ato çunat i keni gjetur për shembull?

OPGJ, Durrës: Një e kemi gjetur dhe po e pres të më vijë tani.

Nëna: Një po ndërkohë që unë i dhashë atij shefit të policisë, i dhashë dhe nja dy të dhëna të tjera për ata dy fëmijët e tjerë që ishin po në të njëjtën shkollë.

OPGJ, Durrës: Po mirë, shumë mirë se marr unë kontakt me të./Tv Klan

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
BE-ja bën thirrje për një hetim ndërkombëtar të vdekjes së Navalnyt

BE-ja bën thirrje për një hetim ndërkombëtar të vdekjes së Navalnyt

Premtime dhe gënjeshtra, hëna e plotë në Binjak ‘vështirëson’ javën për 4 shenja

Horoskopi për sot, 20 shkurt 2024

Temperatura të larta në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe kthjellime, si do jetë parashikimi i motit për këtë të martë

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com