Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Falimentime në ndërtim në Gjermani, çfarë mund të bëhet?

2024/02/11 at 10:00 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Falimentime në ndërtim në Gjermani, çfarë mund të bëhet?

Një çift vendos të ndërtojë shtëpi apo të blejë apartament në një projekt ndërtimi, por kompania falimenton.


Çfarë mund të bëhet në raste të tilla?

“Nuk është e mundur: makthi im është bërë realitet, kompania e ndërtimeve ka nisur procesin e falimentimit. U trishtova, shumë u trishtova.” Monika Daniels dhe bashkëshorti i saj e morën lajmin me e-mail në maj 2019.

Deri atëherë ata kishin paguar pak më shumë se 300.000 euro për apartamentin e tyre që duhej të ndërtohej në një godinë të re. Në Gjermani zakonisht paguhet varësisht nga progresi në ndërtim. Çifti po kërkonte diçka që mund të shfrytëzojnë mirë kur të plaken. Ata shpenzuan kursimet e tyre për këtë, shitën madje dhe një banesë që kishin më parë.

Nëse një ndërtues falimenton, paratë humbasin. Danielsët mbeten, në kuptimin e vërtetë të fjalës, përpara një kantieri ndërtimi. Objekti mbeti në fazën e ndërtimit. 62-vjeçarja nuk ka dalë publikisht me foto. Ajo është e shqetësuar se mund të ketë një ndikim negativ në vlerën e shtëpisë së saj. Por ajo na tregoi gjithësesi historinë e saj.

“Askush nuk ka interes të vazhdojë ndërtimin”

Shumë njerëz në Gjermani aktualisht kanë probleme të njëjta si ky çift që jeton afër Frankfurtit. Nuk ka shifra të besueshme, por anulimet e ndërtimeve janë rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave të fundit, 21.4 për qind e punimeve janë anuluar në shtator 2023. Kjo është shumë mbi nivelin mesatar prej 3.5 për qind, që tregon se ndërtimi i banesave në Gjermani është në një krizë të thellë.

Ndërrojmë vend: Një restorant gjerman i vjetër. Monika Daniels dhe bashkëshorti i saj ishin ulur këtu së bashku me rreth 60 persona të tjerë të prekur, pak kohë pasi morën lajmin për falimentimin e kompanisë. Administratori i falimentimit i kishte ftuar blerësit në një takim.

“Ai më pas tha se askush nuk ishte i interesuar të vazhdonte ndërtimin e godinës. Të vetmit që dëshironin të vazhdonim ndërtimin ishim ne, blerësit.” Monika Daniel ndalon. Ajo bashkon vetullat mbi syzet e rrumbullakëta dhe bën një fytyrë serioze. Merr frymë thellë dhe shtrëngon buzët: “Duhet të gëlltitet – e vërteta na u tha troç në tavolinë.”

Të informuar paraprakisht për rreziqet

Para se të blinte, çifti kishte folur me banka të ndryshme, me miq që ishin inxhinierë ndërtimi, me avokatë dhe u informuan për rreziqet. Daniels kishte një ndjenjë të mirë. Ndërtesa e tyre e parë ku kanë jetuar ishte gjithashtu një projekt i ri ndërtimi.

Për Krishtlindje, vëllai i Monika Daniels i dhuroi asaj dhe bashkëshortit një përkrenare dhe jelek të punëtorëve në ndërtim. Në fakt, ishte më shumë si shaka. Tani ata e përdornin rregullisht. Hyrja në kantier në fakt ishte e ndaluar, por Danielsët folën me njerëzit e sigurisë dhe u futën atje. Pas punës dhe në fundjavë, ata dokumentonin ecurinë e ndërtimit. Ku janë kabllot elektrike, bobinat e ngrohjes nën dysheme, çfarë ka ndodhur që nga vizita e fundit….

Vonesat

Çifti vuri re se puna e ndërtimit po përparonte ngadalë. Në dhjetor 2018 ata do duhej të kishin hyrë në banesën e re. Por në vjeshtën e vitit 2018, Monika Daniels filloi të nevrikosej. Kompania vazhdimisht jepte premtime. Në mes të prillit 2019 erdhi lajmi se kishte probleme likuiditeti.

“Unë u trondita në atë moment. Gjithmonë isha e shqetësuar se kompanita e ndërtimit mund të falimentonte,” kujton Monika Daniels. Pikërisht këtë rrezik ajo ua kishte përmendur bankave para blerjes. Ata i thanë asaj të mos shqetësohej dhe se ndërtimi do të vazhdonte me një kompani tjetër, nëse ajo ka probleme.

Tri javë më vonë, kompania bëri kërkesë për falimentim. Nuk do të ketë ndërtime të tjera, u tha. Frika për të mbetur me një godinë të papërfunduar ishte e madhe, thotë Monika Daniels në një intervistë për DW. Pasuan shumë netë pa gjumë dhe me frikë nga falimentimi personal. Shumëkush dëgjonte rrëfimet e saj për hallet, por askush nuk qau, askush nuk ra në panik.

Administratori dha propozimet e tij për mundësitë, menaxhimin e aseteve dhe pronave. “Është e vështirë, sepse projektet e nisura nuk merren përsipër nga të tjerët”, thotë Danieli. Në fund, një firmë e arkitektëve mori rolin e drejtuesve të ndërtimit.

Ndërtimi po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë

Ata u detyruan të jetojnë “si studentë,” thotë Monika duke qeshur. “Kjo më kujtoi vërtet kohën kur fillova karrierën time.” Ndërsa tani në këtë moshë, ajo dhe burri i saj u vendosën në një apartament në bodrum, me 60 metra katrorë, përballë ndërtesës së re. “Ndonjëherë qeshnim kur gërmonim nëpër kutitë e mbetura”. Humori i ndihmoi ata gjatë kësaj kohe.

Ndërkohë ndërtimi po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë. Çmimet e ndërtimit po rriten. Ndërtimet kërkojnë investime të tjera. Monika punon si zëdhënëse për shtyp. Bashkëshorti është në pension, ndërsa më parë ka qenë gazetar në një gazetë të përditshme. Paratë po shpenzohen, ndaj Monika Daniel thotë: “Duhet të shtrëngonim rripat”. “Unë kam qenë kaq kursyese gjatë gjithë jetës sime, por nuk kam pritur se do të gjendemi në një situatë të tillë.”

A do ta bënte sërish?

Ndërtimi i banesës së re ka kushtuar gjithsej rreth 100.000 Euro më shumë. Ka pasur edhe shpenzime të tjera, qira dhe shpenzime për avokatin. A do ta bënte sërish të njëjtën? Ajo nuk ka ndonjë përgjigje të saktë. Por më nuk do ta shiste kurrë pronën e saj për të blerë ndonjë pronë të re.

Ëndrra bëhet realitet

Por në një ditë me diell në gusht 2021, familja Daniels kalon në apartamentin e ri. Monika Daniels ishte në punë kur e morën lajmin. I shoqi vendosi shtratin në apartamentin e ri dhe e surprizoi. Në mbrëmje mund të shikoni perëndimin e diellit mbi malet Taunus nga tarraca juaj. Por ajo që ka kaluar me burrin ishte një peripeci shumë e madhe. Megjithatë tërë kohën janë përpjekur t’i japin zemër njëri-tjetrit. Monika pranoi intervistën me DW sepse donte të inkurajonte njerëzit në Gjermani, që janë të prekur nga falimentimet e kompanive të ndërtimit.

Në fund, makthi u kthye në një ëndërr të bukur: “Tani kemi një apartament të mrekullueshëm dhe kjo ëndërr u bë realitet”./DW



Ju sugjerojmë

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi
Aktualitet

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

30 Qershor, 2025 11:54 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 26 vatra në vend

30 Qershor, 2025 11:54 am
CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit
Bota

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit

30 Qershor, 2025 11:43 am
Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha: Proces gjyqësor politik, një piramidë mashtrimi!

30 Qershor, 2025 11:35 am
Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
Aktualitet

Javë përvëluese, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë. Ja zonat më të nxehta

30 Qershor, 2025 11:24 am
Zjarri në tregun industrial në Durrës/Policia:U shkaktua nga një shkëndijë elektrike
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial në Durrës/Policia:U shkaktua nga një shkëndijë elektrike

30 Qershor, 2025 11:24 am
GJKKO del me njoftim zyrtar pas vendimit për Metën, Kryemadhin dhe 2 të akuzuarit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Partizani”, dorëhiqet gjyqtarja Elsa Ulliri?! GJKKO: Çdo vendim do jepet..

30 Qershor, 2025 11:10 am
“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur
Aktualitet

“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur

30 Qershor, 2025 11:03 am
Rama ndan historinë e Ilarias: Në Itali linda, në Shqipëri rilinda…
Aktualitet

Rama ndan historinë e Ilarias: Në Itali linda, në Shqipëri rilinda…

30 Qershor, 2025 10:52 am
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

Nuk nisi as sot, shtyhet gjyqi në themel për dosjen “Partizani”

30 Qershor, 2025 10:46 am
Para
Donin të digjnin mbeturinat, marrin flakë 3 hektarë tokë

Donin të digjnin mbeturinat, marrin flakë 3 hektarë tokë

Zjarri në QSUT/ Fico: Asnjë i lënduar, rastet e urgjencave do devijohen te ‘Trauma’ dhe ‘Shefqet Ndroqi’

Zjarri në QSUT/ Fico: Asnjë i lënduar, rastet e urgjencave do devijohen te ‘Trauma’ dhe ‘Shefqet Ndroqi’

Mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së

Mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së
















TE FUNDIT

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi
30 Qershor, 2025

Arrestohet në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 26 vatra në vend

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
30 Qershor, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri, të cilat janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të...

Lexo më shumë

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit
30 Qershor, 2025

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, u tha ligjvënësve amerikanë se sulmet e fundit ushtarake të SHBA-ve i kanë dhënë një...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/ Berisha: Proces gjyqësor politik, një piramidë mashtrimi!

Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
30 Qershor, 2025

Kreu i PD ka reaguar pas shtyrjes së seancës gjyqësore për Dosjen “Partizani”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com