Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Faktoje.al: Nga 84 premtime, politikanët nuk mbajtën 73 prej tyre

2023/05/03 at 7:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Faktoje.al: Nga 84 premtime, politikanët nuk mbajtën 73 prej tyre

Në ditën botërore të Shtypit të Lirë, Faktoje.al, ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku thotë se 3 maji është një ditë kujtese dhe vlerësimi për gazetarët, të cilët janë kërcënuar, sulmuar apo edhe kanë humbur jetën gjatë punës së tyre.


Në këtë ditë ndërkombëtare, teksa na ndajnë më pak se dy javë nga zgjedhjet vendore “Faktoje” ka verifikuar edhe premtimet e politikanëve dhe zyrtarëve lokalë.

Përgjatë 12 muajve të fundit, “Faktoje”  bën me dije se ka verifikuar 285 deklarata dhe 84 premtime të zyrtarëve publikë. Nga 285 deklaratat 20 janë kategorizuar të vërteta dhe 129 të pavërteta. Ndërsa nga 84 premtime 73 janë verifikuar si të pambajtura dhe vetëm 11 të mbajtura.

Deklaratë për shtyp

Fjala është e lirë dhe vërtetësia e saj duhet mbrojtur, jo helmuar

3 maji është një ditë kujtese dhe vlerësimi për gazetarët, të cilët janë kërcënuar, sulmuar apo edhe kanë humbur jetën gjatë punës së tyre. Gjithashtu, kjo Ditë Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, shërben si një moment reflektimi për të gjithë ne gazetarët mbi sfidat për të garantuar lirinë e shtypit, por edhe për të siguruar një gazetari etike dhe profesionale.

Ne, më shumë se kushdo, duhet të kuptojmë dhe bëjmë të ditur për të gjithë aktorët dhe publikun se fjala është e lirë dhe vërtetësia e saj duhet mbrojtur dhe jo helmuar.

Edhe sipas indeksit  të lirisë së medias e Reporterëve pa kufij kjo ditë ndërkombëtare e gjen sërish në një pozitë të rrezikuar lirinë e medias në Shqipëri. Gazetarët dhe media përballen jo vetëm me kërcënimet dhe censurën, por së fundi edhe me disinformimin dhe propogandën “zhurmuese” që vjen nga mjedisi politik dhe ai i biznesit. Mungesa e transparencës dhe bllokimi i informacioneve zyrtare vijon të mbetet një sfidë për gazetarët që kërkojnë të informojnë saktë, në formë të pavarur dhe cilësore. Kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet vendore, materialet e fushatës zgjedhore vijojnë të përgatiten në zyrat e shtypit të institucioneve. Mediat transmetojnë mesazhe të parapërgatitura duke i penguar gazetarët të kryejne detyrën e tyre kryesore, informimin e saktë të qytetarëve.

“Faktoje” është e vetmja media që verifikon në mënyrë periodike premtimet e politikanëve dhe zyrtarëve lokalë duke ofruar një mënyrë të besueshme verifikimi për votuesit.

Përgjatë 12 muajve të fundit, kemi verifikuar 285 deklarata dhe 84 premtime të zyrtarëve publikë, sipas metodologjisë së unifikuar ndërkombëtarisht si firmëtarë të Kodit të Parive të IFCN, ku prevalon interesi i publikut.

Nga 285 deklaratat 20 janë kategorizuar të vërteta dhe 129 të pavërteta. Nga 84 premtime 73 janë verifikuar si të pambajtur dhe vetëm 11 të mbajtura. Edhe pse, vetëm këta tregues mjaftojnë për të provuar përmbushjen e misionit për të mbajtur përgjegjegjës zyrtarët publikë dhe të mirinformuar qytetarët. Faktoje kontribuon paralelisht në edukimin mediatik në shkolla, universitete dhe institucione publike. Përmes projekteve gjithëpërfshirëse synohet zhvillimi i të menduarit kritik tek audienca, e cila është bombarduar nga lajmet e rreme dhe teoritë konspirative copy-paste. Të paketuara me tituj sensacionalistë e të pavërtetë, sidomos në periudha krizash si tërmeti, pandemia apo lufta në Ukrainë, ato u shndërruan në infodemi duke rrezikuar sigurinë dhe shëndetin e publikut.

Për të siguruar informacionin e nevojshëm përballemi gjithmonë e më shpesh me administratën hermetike apo përgjigje që përpiqen të fshehin të vërtetën. Kemi vendosur kështu të jemi përballë pushtetit, jo për interesin e dikujt tjetër që pret të vijë në pushtet, por për të siguruar përgjegjësinë e duhur dhe transparencën për publikun.

Tranzitimi i konsumit të medias në platforma në internet, nga mediat sociale deri në platformat e mesazheve, përkon me fenomene sikundër janë dezinformimi online, retorika e urrejtjes dhe e manipulimit elektoral, të cilat kanë çuar në ulje të besimit në burimet serioze të medias, por edhe në institucionet demokratike.

“Faktoje”, si  e vetmja  organizatë e verifikimit të fakteve në Shqipëri[1], pjesë e rrjetit Ndërkombëtar të Verifikimit të Fakteve IFCN, ka nisur në vitin 2022 bashkëpunimin me kompaninë META, me qëllim verifikimin e lajmeve të rreme në portale të ndryshme. Verifikimet e dizinformimit ndaj luftës në Ukrainë apo teorive konspiracioniste që vënë në dyshim legjitimitetin e autoriteteve në Shqipëri dhe aleatët tanë euro-atlantikë, ngjallin shpesh intimidime dhe sulme personale ndaj ekipit të “Faktoje”nga media,portale apo  edhe personat të prekur nga denoncimi i lajmeve të rreme.

Ekipi i “Faktoje” verifikon lajmet desinformuese dhe i ofron çdo portali mundësinë të korrigjojë lajmet e rreme, në mënyre që të ulë disinformimin, teoritë konspirative, apo lajmet e prodhuara vetëm për klikime.  Deri më sot, asnjë media nuk ka pretenduar se lajmet e verifikuara nga “Faktoje” janë vlerësuar si të rreme pa të drejtë dhe të ndjekë rrugën e apelimit pranë META. Për fat të keq, rruga e zgjedhur është ajo e sulmit ndaj gazetarëve dhe përbaltjes për të gjetur tjetërkund arsyet e bllokimit të lajmeve të rreme.

Për fat të keq, përveç politikës dhe biznesit, tashmë ndodhemi edhe përballë këtyre portaleve shantazuese, që nën kostumin e heronjve të fjalës së lirë po kërcënojnë më tej një media të pavaruar dhe profesionale.

Gazetaria është një mision për t’i shërbyer të vërtetës dhe qytetarëve, zëri i të cilëve nuk ka forcë të dëgjohet. Kështu ajo i shërben forcimit të demokracisë dhe zhvillimit të vendit. Andaj, ndalimi i dizinformimit që guxon të shfaqet hapur në portale anonime, në emër të lirisë së fjalës, është sot një mision edhe më i rëndësishëm. Ne vijojmë të besojmë se publiku dhe aktorët e tjerë profesionistë mediatikë, do të gjejnë forcën e duhur për mos qëndruar indiferentë ndaj mediave që përdoren si mjete propagande dhe shantazi.

[1] ““Faktoje”” ka si qëllim kryesor të punës, verifikimin e premtimeve, deklaratave dhe si shpenzohen paratë publike nga zyrtaret e lartë. Ajo zbaton një metodologji verifikimi që mbron pavarësinë editoriale, e cila synon rritjen e transparencës dhe forcimin e llogaridhënies ndaj insititucioneve publike./Opinion.al

 

Etiketa: Faktoje.alpolitikanepremtime


Ju sugjerojmë

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
Bota

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

3 Shtator, 2025 10:35 pm
Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
Aktualitet

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

3 Shtator, 2025 10:26 pm
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
Bota

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

3 Shtator, 2025 9:54 pm
Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
Bota

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

3 Shtator, 2025 8:35 pm
Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
Aktualitet

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

3 Shtator, 2025 7:40 pm
Plazhet më të pistë në Shqipëri
Aktualitet

Plazhet më të pistë në Shqipëri

3 Shtator, 2025 6:52 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

3 Shtator, 2025 6:28 pm
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Para
“Jeton në saraje me 5 mijë m² oborr”, Berisha: Rama u akuzua për 200 mln euro të fshehura

“Jeton në saraje me 5 mijë m² oborr", Berisha: Rama u akuzua për 200 mln euro të fshehura

Hapet një tjetër segment i Rrugës së Arbrit

Hapet një tjetër segment i Rrugës së Arbrit

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë – Elbasan, shoferi del në kohë

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë – Elbasan, shoferi del në kohë
















TE FUNDIT

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
3 Shtator, 2025

  Qytetarët izraelitë kanë dalë në rrugët e Jerusalemit të mërkurën për ta kundërshtuar thirrjen në ushtri të dhjetëra mijëra...

Lexo më shumë

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
3 Shtator, 2025

Një hapësirë ku kreativiteti dhe biznesi takohen, ky është vizioni pas ‘Muza Fashion Fair’ (MFF),  një nisëm e re e...

Lexo më shumë

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
3 Shtator, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
3 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sapo ka folur në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin polak Karol Nawrocki. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com