Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

” Faktet sesi ndryshimet kushtetuese zhbëjnë dakordësinë e 5 qershorit”

2020/07/16 at 2:27 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
” Faktet sesi ndryshimet kushtetuese zhbëjnë dakordësinë e 5 qershorit”

Partia Demokratike ka reaguar përsëri ditën e sotme në lidhje me ndryshimet kushtetuese.


Në një dalje për mediat, sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi i PD, listo faktet sesi, sipas demokratëve, ndryshimet njëanshme kushtetuese zhbëjnë marrëveshjen e 5 Qershorit.

Bardhi thekoi se me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, Rama do që ta ndryshojë këtë dakordësi dhe të detyrojë partitë të garojnë siç do ai, me një listë të përbashkët dhe jo sipas dakordësisë së  5 qershorit.

Deklarata e Bardhit

Edi Rama gënjeu prapë sot. Ndryshimet e tij të njëanshme kushtetuese i eliminojnë koalicionet dhe prishin Marrëveshjen e 5 Qershorit. Nuk ka asnjë mënyrë që Edi Rama të miratojë këtë Marrëveshje pa e ndryshuar, siç gënjeu edhe sot. Duke eleminuar koalicionet siç parashikohen sot me Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Edi Rama zhbën këtë marrëveshje.

Faktet janë e zeza mbi të bardhë dhe zbulojnë gënjeshtrat banale të Edi Ramës. Neni 68 i Kushtetutës aktualisht parashikon se:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit.”

Përcaktimi kushtetues nuk ka asnjë dilemë për çështjen e koalicioneve. Koalicionet lejohen nga Kushtetuta, por po ndalohen nga Edi Rama për interesin e tij personal.  Komisioni I Ligjeve e riformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.”

Është fare e qartë se ndërhyrja e njëanshme në Kushtetutë prej Edi Ramës e prish Marrëvëshjen e 5 Qershorit.

Faktet janë në draftin e dakordësuar dhe të firmosur nga palët sipas kësaj marrëveshje.

Ky draft, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime, parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumemërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta.

Ja, ku është drafti, i dakordësuar mes palëve sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ku thuhet shprehimisht se “Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.”

Me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, Edi Rama do që ta ndryshojë këtë dakordësi dhe të detyrojë partitë të garojnë siç do ai, me një listë të përbashkët dhe jo siç vetë ka dhënë dakordësinë në Marrëveshjen e 5 qershorit.

Një tjetër nen i dakordësuar në Marrëveshjen e 5 qershorit që zhbëhet nga ndryshimet kushtetuese të Edi Ramës është neni 36.

Aty thuhet shprehimisht se “Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.”

Pra, faktet tregojnë se Edi Rama ka rënë dakord dhe Partia Socialiste ka firmosur më 5 Qershor, që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë.

Faktet tregojnë se Edi Rama po gënjen. Ai është i tmerruar nga humbja e pushtetit dhe rotacioni i pashmangshëm.

Me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Bundestagut, si dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit.

Është koha që marrëveshja të miratohet pa ndryshime, siç u firmos nga Këshilli Politik me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike. Kjo është e vetmja gjë që duhet çuar përpara nga Partia Socialiste, duke i qëndruar dokumentit që ka nënshkruar. Çdo akt tjetër tradhëton interesin kombëtar, duke marrë peng nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Braho: Po tentohet të dëmtohet procesi i rinumërimit në KQZ
Aktualitet

2 kandidatët me më shumë vota të pamerituara në Fier/Braho:Jo në kushtet e gabimit..

1 Korrik, 2025 4:01 pm
Lushnje, panele diellore në kopshte e shkolla/ Synohet ulja e kostove për energjinë
Aktualitet

Lushnje, panele diellore në kopshte e shkolla/ Synohet ulja e kostove për energjinë

1 Korrik, 2025 3:56 pm
Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune
Aktualitet

Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune

1 Korrik, 2025 3:46 pm
“Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup
Aktualitet

“Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup

1 Korrik, 2025 3:40 pm
Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro
Sport

Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro

1 Korrik, 2025 3:09 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria në narkodiktaturë, të kthehet vota e lirë

1 Korrik, 2025 2:49 pm
Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)
Aktualitet

Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)

1 Korrik, 2025 2:35 pm
Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO
Aktualitet

Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO

1 Korrik, 2025 2:14 pm
Fotoja familjare nga takimi BE-Ballkani Perëndimor në Shkup / Rama në krah të Kurtit
Aktualitet

Fotoja familjare nga takimi BE-Ballkani Perëndimor në Shkup / Rama në krah të Kurtit

1 Korrik, 2025 2:09 pm
Inceneratori i Elbasanit, SPAK akuzë për ish-deputetin e PS dhe Mirel Mërtirin
Aktualitet

“Plumbi i Artë”/Dështon seanca,pranohet kërkesa e avokatëve për dëshminë e Alibejt

1 Korrik, 2025 2:09 pm
Para
Referendumi, përplasje e re Meta-Rama: Pse ke frikë nga populli

Referendumi, përplasje e re Meta-Rama: Pse ke frikë nga populli

Italia i mbyll kufijtë për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

Italia i mbyll kufijtë për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

Masat anti-COVID/Pezullohet aktiviteti i dy institucioneve, gjobë picerisë

Masat anti-COVID/Pezullohet aktiviteti i dy institucioneve, gjobë picerisë
















TE FUNDIT

2 kandidatët me më shumë vota të pamerituara në Fier/Braho:Jo në kushtet e gabimit..

Braho: Po tentohet të dëmtohet procesi i rinumërimit në KQZ
1 Korrik, 2025

Për Qarkun e Fierit janë numëruar më shumë se gjysma e votave. Por ndryshe nga rinumërimi i Tiranës, në këtë...

Lexo më shumë

Lushnje, panele diellore në kopshte e shkolla/ Synohet ulja e kostove për energjinë

Lushnje, panele diellore në kopshte e shkolla/ Synohet ulja e kostove për energjinë
1 Korrik, 2025

Instalimi i rreth 150 paneleve fotovoltaike në gjithsej 6 kopshte dhe shkolla në qytetin e Lushnjës do të mundësojë uljen...

Lexo më shumë

Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune

Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune
1 Korrik, 2025

Bashkia Fier ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit të ndodhur në Sheqishtë të Patosit. Siç bën me dije gazetarja...

Lexo më shumë

“Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup

“Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup
1 Korrik, 2025

“Me vëllezërit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet nga Çarshia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com