Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fakte: Pse Agron Xhafaj nuk bën burg as në Shqipëri as në Itali

2018/05/10 at 3:11 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Fakte: Pse Agron Xhafaj nuk bën burg as në Shqipëri as në Itali

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk mund të ekstradohet në Itali, por as nuk vuan dënimin në Shqipëri, edhe pse është provuar se ka qenë në të shkuarën trafikant droge dhe është dënuar në mungesë në të gjitha shkallët e gjyqësorit italian me 7 vite e dy muaj burgim.

Partia Demokratike paraqiti sot me dokumente ndryshimet ligjore që janë bërë nga kryetari i komisionit të ligjeve, sot ministër i Brendshëm Fatmir Xhafaj, vetem e vetëm të shpëtojë nga burgu të vëllanë dhe sigurisht për të mos njollosur karrierën e tij politike. Partia Demokratike e akuzon Xhafën edhe për falsifikime dhe ndryshime të ligjeve të kryera në fshehtësi.

Konkretisht bëhet fjalë për ndryshimin e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale ku është shtuar pika “f”, sipas të cilit: “Nuk mund të jepet ekstradimi kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit”.

Ekzaktësisht propozimi është bërë nga Vasilika Hysi në shkresën nr. 3960, datë 28.12.2016. Pra, sipas ligjit në fjalë: “Nëse një shtetas I dënuar në mungesë jashtë territorit shqiptar nuk jep pëlqimin për tu ekstaduar dhe për ta vuajtur dënimin në vendin ku është dënuar, atëherë ai e vuan dënimin në burgjet shqiptare”.

Falsifikime në Kuvend

Në datën 21.03.2017, Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj, i ka paraqitur seancës plenare Raportin për projektligjin e ndryshuar të Kodit të Procedurës Penale. Në tekstin integral të ndryshimeve që i bashkëlidhej Raportit dhe i dërgohet seancës për votim, ndryshimi në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, është shkruar një version tjetër, i falsifikuar dhe i ndryshëm nga ai që ishte miratuar dhe që pasqyrohej në Raportin shpjegues të Komisionit.

“Neni 491”

Nuk mund të jepet ekstradimi:

a) për një vepër me karakter politik ose kur rezulton që ai kërkohet për qëllime politike;
b) kur ka arsye të mendohet se personi që kërkohet do t’u nënshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve për shkak të racës, fesë, seksit, shtetësisë, gjuhës, bindjeve politike, gjendjes personale a shoqërore ose dënimeve a trajtimeve të egra, çnjerëzore a poshtëruese ose veprimeve që përbëjnë shkelje të një të drejte themelore të njeriut;
ç) kur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit;
d) kur vepra penale nuk parashikohet si e tillë nga legjislacioni shqiptar;
dh) kur për veprën penale është dhënë amnisti nga shteti shqiptar;
e) kur personi i kërkuar është shtetas shqiptar dhe nuk ka marrëveshje që të parashikojë ndryshe;
ë) kur është parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit të shtetit të kërkuar;
f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.

Pra me këto ndryshime ligjore të votura në parlament në Mars 2017, e bën të pamundur ekstradimin e Agron Xhafajt të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë Italiane për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj.

Ky version po kështu e bën të pamundur njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që Agron Xhafaj ta vuajë dënimin e formës së prerë të drejtësisë Italiane në burgjet shqiptare.

Kjo sepse, Gjykata Italiane vetëm në raste krejtësisht përjashtimore jep garanci për rishikimin e dosjes. Në rastin konkret, kërkesa e Agron Xhafajt është rrëzuar nga Gjykata e Kasacionit në Itali, dhe është lënë në fuqi dënimi ekzistues.

Pra duke qenë se Agron Xhafaj nuk rigjykohet më në Itali, nuk do të vuajë as dënimin në Shqipëri sepse është i dënuar në mungesë.

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Kishin përshtatur dy ambiente për lojëra fati, procedohen penalisht 4 kinezë
Aktualitet

Tiranë/ Kishin përshtatur dy ambiente për lojëra fati, procedohen penalisht 4 kinezë

27 Gusht, 2025 1:30 pm
Policia arreston ish-kreun e IMT-së së Durrësit, ja akuza që rëndon mbi të
Aktualitet

Policia arreston ish-kreun e IMT-së së Durrësit, ja akuza që rëndon mbi të

27 Gusht, 2025 1:22 pm
Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, gjykata lë në burg 23-vjeçarin
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, gjykata lë në burg 23-vjeçarin

27 Gusht, 2025 1:03 pm
Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës

27 Gusht, 2025 11:53 am
Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve
Kryesore

Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve

27 Gusht, 2025 11:39 am
Nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e Inteligjencës Artificiale
Aktualitet

Nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e Inteligjencës Artificiale

27 Gusht, 2025 11:03 am
Situata e zjarreve në vend/ Nga 14 vatrat e raportuara gjatë ditës, dy ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Nga 14 vatrat e raportuara gjatë ditës, dy ende aktive

27 Gusht, 2025 10:26 am
Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët

27 Gusht, 2025 10:16 am
Nga Burreli drejt Tiranës, kapet 22‑vjeçari me dy kallashnikovë në bagazh
Aktualitet

Nga Burreli drejt Tiranës, kapet 22‑vjeçari me dy kallashnikovë në bagazh

27 Gusht, 2025 9:49 am
Profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj
Aktualitet

Profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj

27 Gusht, 2025 9:31 am
Para
Habit studimi i ri, femrat nuk i marin seriozisht meshkujt që kanë makina të shtrenjta

Habit studimi i ri, femrat nuk i marin seriozisht meshkujt që kanë makina të shtrenjta

Lajm i fundit/ Lirohet Mark Frroku, gjykata i fal ish-deputetit 1 vit nga dënimi që i kishte mbetur

Lajm i fundit/ Lirohet Mark Frroku, gjykata i fal ish-deputetit 1 vit nga dënimi që i kishte mbetur

Ja pse Selena Gomez i dha fund njëherë e mirë lidhjes me Justin Bieber

Ja pse Selena Gomez i dha fund njëherë e mirë lidhjes me Justin Bieber

TE FUNDIT

Tiranë/ Kishin përshtatur dy ambiente për lojëra fati, procedohen penalisht 4 kinezë

Tiranë/ Kishin përshtatur dy ambiente për lojëra fati, procedohen penalisht 4 kinezë
27 Gusht, 2025

Policia e Tiranës ka zbuluar dy ambiente të përshtatura për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të...

Lexo më shumë

Policia arreston ish-kreun e IMT-së së Durrësit, ja akuza që rëndon mbi të

Policia arreston ish-kreun e IMT-së së Durrësit, ja akuza që rëndon mbi të
27 Gusht, 2025

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga ish-kreun e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, A.H. Policia njoftoi se ai...

Lexo më shumë

Pa sukses bisedimet për programin bërthamor iranian

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
27 Gusht, 2025

Zyrtarë të lartë iranianë u takuan në Gjenevë me negociatorë nga Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania për të diskutuar...

Lexo më shumë

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, gjykata lë në burg 23-vjeçarin

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, gjykata lë në burg 23-vjeçarin
27 Gusht, 2025

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 23-vjeçarin Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com