Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fakte/ Kë përfaqësojnë deputetët? Janë zgjedhur në rrethe, por banojnë në Tiranë

2017/02/10 at 4:21 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtësia/ Drafti futet në kalendarin e Kuvendit, diskutohet më 21 korrik

Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku pritet ratifikimi i nje Konvente per te drejtat e njeriut dhe nje marreveshje me SHBA. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Nga Afrim Krasniqi-


Janë zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët nga Vermoshi, Hasi, Bilishti deri në Konispol, dhe për ironi, deputetët që përfaqësojnë Vermoshin, Hasin, Bilishtin dhe Konispolin, ashtu si shumica e deputetëve të tjerë të rretheve….banojnë në Tiranë.

Jo pak, por 92 nga 140 deputetët, ose rreth 66% e parlamentit (dy të tretat). Të dhënat bazohen në atë çfarë vetë deputetët kanë deklaruar, pasi 11 deputetë të tjerë kanë deklaruar si adresë banesa jashtë Tiranës, por që de facto, sipas të dhënave lehtësisht të verifikueshme kanë biznese ose janë banorë në Tiranë.

A mund të përfaqësojnë zgjedhësit ata që nuk banojnë me zgjedhësit dhe tek zgjedhësit? A mund të përfaqësojnë e mbrojnë interesat lokalë të zonës zgjedhore ata që de facto janë turistë periodikë në atë zonë? A mund të jenë “të përzgjedhurit” e duhur të rretheve ata që nuk paguajnë taksa në zonën ku janë zgjedhur, nuk i dërgojnë fëmijët në shkollat e zonës ku janë zgjedhur, nuk vizitohen në spitalet ku vizitohen zgjedhësit e zonës ku janë zgjedhur..?

A mund të kemi demokraci vetëm nga lart (nga Tirana) dhe sa përfaqësuese është një elitë politike që delegohet në periferi vetëm 30 ditët e fushatës elektorale për të marrë një mandat parlamentar? A nuk është kjo një reminishencë e Bllokut Komunist, ku të përzgjedhurit e Udhëheqësit banonin në luksin e Tiranës dhe drejtonin Shqipërinë e izoluar e të varfër? A mund të aplikojmë modelin klasik të senateve sipas të cilëve, ka lidhje të detyrueshme midis mandatit të senatorëve dhe zonës zgjedhore? A kanë vlerë dhe peshë në vendimmarrje e përfaqësim degët lokale të partive? Për më tepër, nëse periferia nuk ka politikanë karriere të aftë e të përshtatshëm për të zgjedhur deputetë, përse praktika e emërimeve nga qendra (Tirana) ka çuar në rritjen e “të fortëve” në parlament në emër të zonave të periferisë, kryesisht njerëz me të shkuar kriminale ose individë me karrierë policie e biznesi?

Janë disa nga pyetjet që duhet të marrin vëmendje dhe vlerë, në një sistem dukshëm jo-përfaqësues dhe problematik, siç është sistemi aktual parlamentar e partiak.

Instituti i Studimeve Politike, mbështetur nga FES, është duke monitoruar parlamentin, dhe pjesë e analizës do jenë të dhëna që lidhen me përfaqësimin zonal, përfaqësimin gjinor, fetar dhe social, me raportet midis deputetëve e zonave të tyre zgjedhore, me ndryshimet e zonave gjatë viteve dhe me aspekte të tjera, – të cilat, vlejnë për ta njohur e shpjeguar më horizontalisht nivelin dhe cilësinë e legjitimitetit të “tempullit të demokracisë” siç këta tanët, e quajnë vendin ku mblidhen për të përfaqësuar partinë, shefin, klientelën, miqtë, interesat (kryesisht të veta), dhe në fund edhe interesat e zgjedhësve e të vendit! /Instituti i Studimeve Politike

Banimi-deputetet

 



Ju sugjerojmë

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

28 Nëntor, 2025 7:55 am
Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
Bota

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

27 Nëntor, 2025 7:39 pm
Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur

27 Nëntor, 2025 6:54 pm
Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar
Kronikë

Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar

27 Nëntor, 2025 6:22 pm
Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit
Bota

Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit

27 Nëntor, 2025 6:16 pm
Para
Video/ Rrëfehet shqiptarja që fitoi në Miss Universe, ja sa është shpërblimi qe ka marrë

Video/ Rrëfehet shqiptarja që fitoi në Miss Universe, ja sa është shpërblimi qe ka marrë

Video/ Grabitja e 2.2 mln eurove, ja rrugët që ndoqën grabitësit për tu larguar

Video/ Grabitja e 2.2 mln eurove, ja rrugët që ndoqën grabitësit për tu larguar

Mesazhet/ Futbollistët e huaj në Shqipëri, zbardhet skema mashtruese

Mesazhet/ Futbollistët e huaj në Shqipëri, zbardhet skema mashtruese
















TE FUNDIT

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
28 Nëntor, 2025

Shqipëria shënon sot 113-vjetorin e Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit që përkujtohet çdo vit me krenari...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
28 Nëntor, 2025

Vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 1 shtator 2023
28 Nëntor, 2025

Dashi Sot do jenë beqarët ata më të privilegjuarit në dashuri. Që në orët e para të mëngjesit do realizojnë...

Lexo më shumë

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
27 Nëntor, 2025

“Asgjë shqetësuese” e cilësoi  në emisionin “Opinion” kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi takimin e një grupi demokratësh,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com