Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fakte interesante/ Ja 7 vjedhjet më spektakolare të bankave në botë

2016/07/03 at 5:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Fakte interesante/ Ja 7 vjedhjet më spektakolare të bankave në botë

Banka, aeroporte, dyqane me diamante. Këta grabitës kanë hyrë në histori jo vetëm për shumat e vjedhura, por edhe për zgjuarsinë brilante se si kanë organizuar vjedhjet. Tirana Observer boton sot  disa nga “punët” më të paturpshme të katër dekadave të kaluara.


1- Si Cosa Nostra bëri grabitjen më spektakolare të historisë

cosaaa

Mafiozët italo-amerikanë, Vincent Asaro, Gaspar Valenti dhe Salvatore Vitale, janë të akuzuarit për një mori krimesh vrasje, grabitje, drogë, vënie gjobash. Por ata u bënë të njohur që në moshë të re, kur bashkarisht me legjendën Luchese, mafiozin James alias Jimmy (The Gent) Burke, dhe me disa mafiozë të tjerë, realizuan dhe kryen grabitjen e bujshme, më spektakolare të shekullit 20, në aeroportin J.F.Kennedy, në vitin 1978: Vjedhjen e $6 milion, bizhuteri, flori e diamante, në avionin Lufthansa.

Bazuar në këtë ngjarje të bujshme të shekullit, është realizuar edhe filmi “Goodfellas”, (“Gangsterët”), ku rolin e Jimmy Burkes së famshëm e luan aktori Robert De Niro. Pavarësisht se kanë kaluar 38 vjet, autoritetet federale amerikane, i rikthehen herë pas here dosjes së grabitjes, për mistere ende të pazgjidhura e të paqartësuara.

Vjedhja e Lufthansa-s ka të gjitha karakteristikat e një filmi klasik kriminal, dhe ka shërbyer si një frymëzim për filmin e njohur “Gangsterët”. Në 1978, familja e krimit Lukeze, mësoi mbi një kasafortë të mbushur me para, që gjendej në aeroportin Kenedi në Nju Jork. Për të shmangur problemet me familjen Gambino, familja Lukeze i ftoi ata të merrnin pjesë në vjedhje. Ata pritën deri në dhjetor kur kasaforta ishte e mbushur plot nga një ngarkesë në Linjën Ajrore të Lufthansas. Mbështetur në ndihmën e të infiltruarve në aeroport, banda vodhi 5 milion dollarë në më pak se një orë, dhe më pas ia mbathën për të festuar. Pavarësisht reputacionit kriminal që kishte secila nga familjet e përfshira në vjedhjen ajo që ndodhi më pas i bëri ata të dukeshin si një grup amatorësh. Natën e vjedhjes, shoferi çoi fugonin nga skena e krimit drejt e në shtëpinë e të dashurës së tij. Në vend që ta shkatërronte atë sipas udhëzimeve, ai parkoi në një zonë të ndaluar. Policët e identifikuan menjëherë mjetin dhe e lidhën me skenën e krimit. Me qëllim që të shpëtonte veten nga burgu, ai dha informacion për pjesën tjetër të bashkëpunëtorëve, që çoi në arrestime të shumta. Deri në ditët e sotme, përveç hajdutëve, askush nuk e di çfarë ka ndodhur me paratë. Më 25 janar të 2014, FBI arrestoi pesë persona të mafies së Nju Jorkut, përfshi një të dyshuar për të famshmen vjedhje të Lufthansa-s në aeroportin JFK, që është përjetësuar në filmin e vitit 1990 nga Martin Scorsese. Duke folur përpara gjykatës, Vincent Asaro, lideri aktual i familjes mafioze Bonanno, tha se është i pafajshëm për akuzat. Pas seancës, avokati i tij, Gerald McMahon, bëri shaka: “Më ka telefonuar Martin Scorsese. Do të bëjë vazhdimin e filmit “Godfellas” dhe duket se prokurorët federalë do i ofrojnë atij skenarin”. Asaro, 78 vjeç, akuzohet për vjedhjen e 5 milionë dollarëve cash dhe 1 milion dollarëve në bizhuteri në terminalin e Lufthansa-s në aeroportin JFK më 11 dhjetor të vitit 1978. Në atë kohë ishte vjedhja më e madhe e parave kesh në SHBA.

2- Vjedhja e shekullit  në Angli

Vjedhja e shekullit është regjistruar në Britaninë e Madhe ku hajdutët hynë në “Hatton Garden” në Londër dhe kanë vjedhur prej andej 72 kuti depozitash, me një pasuri brenda prej së paku 20 milionë stërlinash. Por e bukura ndodhi më pas, kur u zbuluan grabitësit: Ishin të gjithë pensionistë. Ata ishin John Collins, 75 vjeç, Daniel Jones, 60, Terry Perkins, 67 vjeç, dhe Brian Reader, 76.

Për ata po bëhet edhe një film.

vjedhjaaa

Grabitja

Banda i kaloi muajt shkurt e mars të vitit të kaluar duke bërë inspektime në zonën e quajtur Hatton Garden. Survejonin kamerat, alarmet, portat e mëdha të çelikut dhe muret e larta.

2 prill 2015, në prag të një fundjave gjatë Pashkëve, anëtarët e grupit u ritakuan në Hatton Garden. Reader kishte në kokë një kapuç të verdhë, Collins i jepte furgonit Ford Tranzit. Jones, Perkins dhe Carl Ëood, një bashkëpunëtor të cilit iu tregua aq sa duhet të dinte, u veshën si punëtorë. Ishte dhe një tjetër burrë me flokë të kuqe që i priste ata, i njohur me nofkën “Basil”, njeriu më i rëndësishëm nga të gjithë, ai që kishte çelësat e ndërtesës. Disa orë më vonë, kur argjendari i fundit doli si zakonisht për lehtësi duke përdorur derën e sigurisë, Basil ishte brenda tashmë duke futur nga e njëjta derë bashkëpunëtorët.

Për të evituar sistemet e alarmit, hajdutët kaluan nga boshti i ashensorit, dhe shpuan një mur betoni në tre vrima, të mjaftueshme sa për të kaluar një person. Por nga ana tjetër, u doli një e paparashikueshme: një dollap i blinduar që jo vetëm që nuk çahej por as nuk spostohej nga vendi, as me mjetet hidraulike që hajdutët kishin marrë me vete. Kjo bëri që hajdutët të dilnin e të shkonin në shtëpi, duke menduar të hiqnin dorë. Por të shtunën e 4 prillit shkuan në Machine Mart, për të blerë një mjet akoma më të fuqishëm, dhe në orën 8 të darkës ishin kthyer përsëri tek argjendaria, por kësaj radhe pa Reader-in dhe Ëood që hoqën dorë nga aksioni nga frika se mos përfundonte keq.

Të tjerët arritën të hapin 73 nga 999 kasetat e sigurisë, pikërisht ato që mbanin thesarin më të madh, dhe arritën të marrin 20 mln paund, dhe i fshehën në varrin e familjes së Jones, në varrezat Edmonton. Policia arriti t’i kapë falë gjurmimeve në telefon. Por ende vazhdon të jetë i lirë i ashtuquajturi “Basil”, shefi i grupit, personi që kishte çelësat dhe dinte se cilat kaseta duheshin hapur.

3- Grabitja më e madhe në historinë e SHBA

Grabitja e “Dunbar Armored” është më e madhja e kryer ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka ndodhur në vitin 1997 në Los Anxhelos, Kaliforni.

dumbarrr

Grabitësit arritën të merrnin nga “Dunbar Armored” 18.9 milionë dollarë. Truri i kësaj grabitjeje gjigande ishte Allen Pace, i cili punonte në Dunbar si inspektor rajonal i sigurisë. Gjatë kohës së shërbimit ai kishte mundësi që të fotografonte dhe ekzaminonte depon e blinduar të makinave të kompanisë. Ai rekrutoi pesë prej shokëve të tij të fëmijërisë dhe më 13 shtator 1997 Pace përdori çelësat e tij për të hyrë në ndërtesë. Ai i kishte kronometruar kamerat e sigurisë dhe kishte përcaktuar se si duheshin shmangur.

Sapo hynë brenda grabitësit pritën në barin e stafit duke sulmuar rojet një nga një. Pace e dinte që të premteve në darkë kasaforta depoja kryesore ishte e hapur për shkak të shumave të mëdha të parave që zhvendoseshin. Ai dinte saktësisht se cilat çanta duhej të merreshin. Policia e kuptoi menjëherë se kjo ishte një grabitje e kryer nga persona të brendshëm dhe ekzaminuan Pace-in por s’mundën t’i gjenin asgjë.

Por një prej anëtarëve të bandës Lamar Hill gaboi kur i dha një personi një shumë parash të mbështjella akoma me shiritin e kompanisë. Personi në fjalë shkoi menjëherë në polici dhe Hill u arrestua. Ai shumë shpejt rrëfeu emrat e bashkëpunëtorëve të tij dhe Allen Pace u dënua me 24 vite burg. Por një pjesë e parave prej 14 milionë dollarësh akoma nuk janë gjendur.

Valerio Viçei

valor

Grabitësi italian hyri në historinë si autori i një prej vjedhjeve më të mëdha të bankave. Në 12 korrik 1987 ai është autori i grabitjes së depozitave bankare “Knightsbridge Security Deposit” në Londër, Angli. Ai arriti të grabisë gati 40 milionë stërlina angleze dhe 68 milionë dollarë, shumë që e barabartë me kursin e sotëm është gati 200 milionë dollarë.

Vjedhjen ai e realizoi në sajë të bashkëpunimit me të fejuarën e drejtorit të bankës, të cilën ai kishte vetëm pak kohë që e kishte zënë të dashur. Valerio Viçei u arrestua vetëm një muaj pas grabitjes së tij, më 12 gusht 1987, pas një ndjekje spektakolare me makina midis tij dhe policisë angleze. Gjatë ndjekjes së policisë Valerio Viçei ishte nën drejtimin e një “Ferrari Testarossa”.

Pas vendimit të gjykatës angleze, ai u ekstradua në Itali, ku më 18 prill të vitit 2000 ai vritet nga policia italiane gjatë një tentative tjetër të tij për të grabitur.

 4-Qendra Diamantit Antuerp

16 Shkurt 2003- Belgjikë: 100 milion dollarë

belhjj

80% e diamanteve të paprerë nga bota, kalojnë më parë në Antuerp, Belgjikë, vendi që të gjithë hajdutët e ëndërrojnë. Ky qytet ka parë grabitje nga më të ndryshmet, por kjo ishte e pabesueshme në vlerën që arriti në dollarë dhe nga mënyra e cila u ekzekutua. Ata vodhën aq shumë saqë vuajtën pak për t’i nxjerrë nga dhoma e kasafortës, por ia vlejti!

Leonardo Notarbartolo, një hajdut me një karrierë 30-vjeçare ishte kryetari i kësaj bande elegante. Grabitja kishte vite që planifikohej, ku janë përfshirë të paktën katër persona. Ata kishin marrë me qira një zyrë në ndërtesë, ku Leonardo Notarbartolo hiqej si tregtar italian diamantesh dhe krijonte marrëdhënie pune më të punësuarit, ku askush nuk dyshonte për asgjë.

Kur erdhi koha të lëviznin, ata futën kaseta të montuara në kamerat e sigurisë për të mbuluar lëvizjet e tyre. Kasaforta kishte të paktën 10 shtresa sigurie, ku përfshihen sensorë më rreze infra të kuqe, fushë magnetike, sensorë sizmik dhe një kyç me të paktën 100 milion kombinime. Grabitja u quajt si grabitja e shekullit, edhe sot policët nuk kanë arritur ta shpjegojnë plotësisht se si është kryer.

Notarbartolo u kap pasi një nga bashkëpunëtorët e tij nuk dogji çantën e grabitjes. Bizhuteritë me vlerë 100 milionë dollarë nuk u gjetën kurrë, ndërsa Notarbartolo po kryen dënimin e tij 10-vjeçar në burg.

5-Grabitja në Aeroport Schiphol

25 Shkurt 2005- Amsterdam: 118 milion dollarë

shipjooo

Në këtë bastisje, u grabit vlera më e madhe në diamantë në histori. 118 milion dollar mendohet të jetë vlera, shumica prej gurëve ishin të paprerë, gjë e cila e bën më të vështirë procesin e rigjetjes së tyre. Shumica e grabitjeve në këtë listë ishin me stil dhe elegancë, ndërsa kjo ishte e dhunshme.

Dy javë para, 4 burra vodhën kamionin e sigurimit dhe uniformat e tyre për të mos rënë në sy gjatë lëvizjes në zonat e siguruara të aeroportit. Më 25 Shkurt, hajdutët i bënë pritë kamionit plot me diamante në sy të shumë dëshmitarëve dhe i detyruan shoferët nën tytën e armës për të dorëzuar kamionin.

6-Muzeu i Bostonit

18 Mars 1990- Boston, SHBA: $300 milion

stahhh

Dy burra të veshur si oficerë policie, bindën dy rojet amatorë të muzeumit se ata po i përgjigjeshin një raportimi. Në kundërshtim me protokollin, rojet i lanë “oficerët e policisë” të hynin por e kuptuan më pas se ishin mashtruar, kur e gjetën veten të prangosur në bodrum.

Çuditërisht, dy burrat ia arritën qëllimit pa asnjë armë. Për 81 minuta ata zgjodhën me kujdes 12 piktura me vlerë më shumë se 300 milionë dollarë, dhe kjo ndodhi 20 vjet më parë. Më pas ata shkatërruan kasetat e kamerave të sigurisë dhe nuk u dëgjua më kurrë nga to.

Në 1994 ata bënë një ofertë që t’i kthenin pikturat për 2.6 milion dollarë dhe imunitet nga policia, por ai që e bëri këtë ofertë nuk ktheu më kurrë përgjigje.

7- Vjedhja e bankës qendrore në Brazil, 2005

brazz

Në një grabitje të guximshme që i ngjan filmave të Sherlok Holmes, grabitësit arritën të ndërtojnë një tunel nëntokësor drejt Bankës Qendrore në Fortaleza të Brazilit, ku vodhën 164 mln dollarë. Pasi blenë një shtëpi afër bankës, nëpërmjet një tuneli 100 m të ndërtuar për 3 muaj, grabitësit arritën të hyjnë në bankë. Shumica e të dyshuarve janë arrestuar, dhe i dyshuari si truri i grabitjes u vra po atë vit që ndodhi grabitja. 18 persona të tjerë janë ende të lirë./ Tirana Observer/



Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
Pep prezantohet te Man City: Dua tu jap një shpullë në të pasme ….

Pep prezantohet te Man City: Dua tu jap një shpullë në të pasme ....

Henry i pamëshirshëm: Zaza dhe Pelle më të dobëtit e të gjitha kohërave

Henry i pamëshirshëm: Zaza dhe Pelle më të dobëtit e të gjitha kohërave

Ja pesë islandezët që po çmendin europianin

Ja pesë islandezët që po çmendin europianin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com