UEFA vendosi të përjashtojë tre skuadra për shkak të shkeljeve të rregullave të fair-play financiar. Njëra prej tyre është është finalistja e sezonit të kaluar të Europa League, Dnipro e Ukrainës.
Së bashku me të janë përjashtuar edhe Inter Baku i Azerbajxhanit dhe Targu Muresh i Rumanisë. Të tre këto skuadra pengohen të marrin pjesë në kupat e Europës në rast se kualifikohen në tre sezonet e ardhshëm.
UEFA nuk po toleron në vitet e fundit duke bërë shembuj edhe skuadra më të njohura, si Galatasaray që pësoi të njëjtin fat.
Paralajmërime për vazhdueshme dhe gjoba ka patur edhe për skuadra më të njohura në Itali, Francë dhe Angli. UEFA kërkon me ngulm që bilancet e skuadrave pjesëmarrëse në aktivitet e saj të jenë të shëndosha.
/Endrit Sauku, Tv Klan