Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Selcë e Poshtme të Pogradecit. Një burrë 50 vjeç ndërroi jetë pasi fadroma me të cilën punonte doli nga rruga dhe përfundoi në përrua.
“Drejtuesi i fadromës ka gjetur vdekjen e menjëhershme në aksident”, tha policia e cila po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.