Facebook ka lobuar ndërkombëtarisht për kundërshtimin e ligjeve të privatësisë së të dhënave. Dokumente të dala nga “Observer” dhe “Computer Weekly” zbulojnë një lobim të fshehtë te qindra ligjvënës dhe rregullatorë, në përpjekje për të siguruar ndikim në të gjithë botën, përfshirë Britaninë, SHBA, Kanada, Indi, Vietnam, Argjentinë, Brazili, Malajzi dhe të gjitha 28 shtetet e BE-së.
I vetmi koment që Facebook ka bërë ishte se është përballë me një betejë të vështirëkundër “ligjeve të reja tepër strikte dhe kontrolluese”.
Kërkesa ishte lobimi kundër legjislacionit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale. I vetmi që ishte zotuar në mbrojtjen e interesave të Facebook ka qenë kryeministri irlandez Leo Varadkar i cili u shpreh se vendi i tij mund të ushtrojë ndikim të rëndësishëm në BE, duke promovuar interesat e Facebook edhe pse teknikisht ajo çështje duhet të jetë neutrale.
Irlanda luan një rol kyç në rregullimin e kompanive të teknologjisë në Evropë, sepse komisioneri i tij për mbrojtjen e të dhënave vepron për të gjitha 28 shtetet anëtare të BE./Opinion.al