Anxhela Faber, CEO e Faber Media, gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” për projektligjin për barazinë gjinore, është shprehur se mbështet familjen tradicionale, mashkull, femër.
Faber thotë rast i përjashtuar janë transgjinorët, por sërish ka një “problematikë”. Por, këta persona pavarësisht se janë kthyer në femra falë operacioneve, “kthimi” është bërë vetëm nga jashtë, por jo nga brenda trupit.
“Unë nuk gjykoj, nuk paragjykoj, nuk nxis, nuk mendoj absolutisht, nuk kam as nuance urrejtjeje, as asgjë, për njerëzit të cilët brenda dhomës së gjumit duan të shijojnë intimitetin e tyre. Unë mendoj se ka dy gjini, se këtu jemi biologjikisht. Kaq opsione ka biologjia. Në rastet e personave që janëq transgjinorë… unë deri më sot kam parë zakonisht meshkuj që duan të kthehen në femra, ose që janë kthyer në femra falë operacioneve. Janë kthyer në femra, nga jashtë. Por brenda aparati i tyre tretës, e ana kromozike është e njëjtë absolutisht me atë që ato kanë lindur”, tha Faber.