Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Extra euro nulla salus

2017/05/10 at 2:57 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Extra euro nulla salus

Extra euro nulla salus. Zgjedhjet në Francë, me fitoren e Emmanuel Macronit dhe humbjen e Marine Le Penit, kanë kufizuar një perimetër tashmë të pakalueshëm për perspektivat e vendeve të tjera europiane, si dhe levizjeve respektive kundër sistemit: nuk ka shpëtim politik (dhe ekonomik) jashtë monedhës së përbashkët. Shumë zgjedhës votuan Macroninpër projektin e tij reformues, por pjesa më e madhe e elektoratit e zgjodhi nga frika e kërcimit drejt të panjohurës, jashtë nga Eurozona, që propozonte Marine Le Peni.

Vetë udhëheqësja e Frontit Nacional u vetëdijësua për këtë bindje të thellë dhe të përhapur në ditët e fundit të fushatës së saj elektorale, dhe nxitoi që të rregullojë diçka duke propozuar jo një dalje të menjëhershme nga monedha e përbashkët, por një negociatë me Evropën, për t’u kryer bashkë me forcat e tjera sovraniste që do të afirmoheshin, në të ardhmen, edhe në Itali. Tashmë, edhe kjo mundësi e largët ka perënduar.

Fitorja e Macronit jo vetëm ka demonstruar se hipoteza e një dalje të njëanshme nga Euro refuzohet prej elektoratit, por edhe ka mbyllur përfundimisht hapësirën politike, e cila edhe kështu ishte e ngushtë, për hipotezën e “planeve BE”, si për shembull “Euro me dy shpejtësi”, divorcin konsensual mes “Euros së Veriut dhe Euros së Jugut”, apo daljen “nga lartë” të Gjermanisë. Mbi të gjitha, falë zëvendësimit institucional të Bankës Qendrore Europiane, dhe falë ndërhyrjeve të Mario Draghit, asnjë prej këtyre rrugëve nuk është e përshkueshme politikisht, në fund të ciklit të gjatë elektoral që nisi me Greqinë në vitin 2015 dhe që do të përmbyllet me Italinë në 2018.

Përveç Italisë, të cilës i duhet ende të shkojë në zgjedhje, në asnjë vend tjetër europian anëtarësimi në Euro nuk është temë në qendër të debatit politik. (bota.al)

Në Greqi, Tsiprasi pas një fillimi me trazira, është shndërruar në një nxënës të disiplinuar të udhëzimeve që i ka dhënë Trojka; në Spanjë, me një rritje ekonomike prej 3 përqind, Euro nuk ka qenë asnjëherë në diskutim; në Portugali koalicioni i majtë, pas viteve të vështirë të Memorandumit, po zbaton politika kundër shtrëngimit por gjithmonë në marrëveshje me Brukselin’ në vendet e veriut të Europës, si Austria dhe Holanda, forcat europeiste kanë fituar mbi të djathtat sovraniste; në Francë fitoi europeisti Macron dhe në Gjermani nuk pritet të ketë tronditje të mëdha politike me zgjedhjet e shtatorit: qoftë nëse fiton Merkeli, ashtu si pritet, qoftë nëse fiton socialisti Martin Schulz.

Mbetet Italia, ky tërësia e partive “Jo Euro!” – si M5s, Lega dhe FdI – e kalon 40 përqindëshin. Por si është parë në takimet e tjera elektorale dhe në zgjedhjet e fundit në Francë, era e Euroexit, që fryu velat e partive sovraniste në këto vite krize dhe pakënaqësie, transformohet në puhizë sa më pranë i afrohesh zgjedhjeve dhe “planet” e daljes shfaqen konfuzë dhe të rrezikshëm.

Italia mbërrin në zgjedhje me një kuadër ndërkombëtar të mirëpërcaktuar dhe përballë një alternative të qartë: nga njëra anë dalja e njëanshme dhe e izoluar, nga ana tjetër një rrugëtim reformash në brendësi të Eurozonës. Nëse zgjedhja e parë i ngjan një vetëvrasjeje, tjetra bart një rrugë reformash vendimtare për të rritur produktivitetin dhe mbajtur nën kontroll defiçitin dhe borxhin. Nëse jashtë Euros nuk ka shpëtim, brenda saj nuk ka garanci për një vend në Parajsë. Duhet të kalosh pak edhe nga Purgatori. / Luciano Capone-Il Foglio – Në shqip nga bota.al

Ju sugjerojmë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Para
I moshuari kërkon ti shpëtojë burgut: Unë po pija kafe e raki, ajo qëlloi veten

I moshuari kërkon ti shpëtojë burgut: Unë po pija kafe e raki, ajo qëlloi veten

Dëshmia e familjarëve të polices 23 vjeçare/Kur e gjetëm ishte ende gjallë

Dëshmia e familjarëve të polices 23 vjeçare/Kur e gjetëm ishte ende gjallë

Gruaja e Sokol Cikalleshit jep lajmin e shtatëzanisë në mënyrën më të bukur

Gruaja e Sokol Cikalleshit jep lajmin e shtatëzanisë në mënyrën më të bukur

TE FUNDIT

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
16 Korrik, 2025

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, teksa flet për historinë e jetës së ‘Mbretit të...

Lexo më shumë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com