Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Evropë, masa të jashtëzakonshme për koronavirusin

2020/03/05 at 8:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Evropë, masa të jashtëzakonshme për koronavirusin

Teksa koronavirusi vazhdon të përhapet në Evropë, në këtë kontinent po merren masa të jashtëzakonshme. Organizatorët e Panairit të Librit në Londër, një nga tubimet më të mëdha të industrisë botuese, është anuluar.

Linjat ajrore gjithashtu kanë ulur ndjeshëm fluturimet. Në Itali, ku numri i vdekjeve nga koronavirusi është i dyti pas Kinës, qeveria ka mbyllur të gjitha shkollat dhe universitetet deri në mes të marsit dhe i ka shtyrë për muajin tjetër të gjitha ngjarjet sportive ku ka pjesëmarrje tifozësh.

Rastet me koronavirus deri tani janë shfaqur në 80 vende të botës. Përhapja e shpejtë e virusit po detyron autoritetet në shumë vende të marrin masa drastike. Në Britani, numri i rasteve është rritur në 90, por deri tani autoritetet, nga frika e dëmit ekonomik, nuk kanë marrë ende masa për të kufizuar lëvizjen ose anuluar tubimet e mëdha.

Disa aktivitete, megjithatë, janë duke u anuluar, siç është Panairi i Librit në Londër, i cili ishte planifikuar për javën e ardhshme. Panairi zakonisht mbledh rreth 25,000 shkrimtarë, botues dhe agjentë. Ministri britanik i shëndetësisë Matt Hancock të enjten paralajmëroi javë të vështira në përpjekjet për të luftuar përhapjen e virusit.

Komentet e tij erdhën pas falimentimit të kompanisë ajrore britanike Flybe, së cilës shpërthimi i virusit i dha goditjen e fundit. Linjat ajrore të tjera në Evropë gjithashtu janë në vështirësi dhe u është dashur të pezullojnë një pjesë të fluturimeve.

Italia është vendi evropian i goditur më rëndë nga COVID-19, me numrin e të vdekurve mbi 148 dhe numrin e infektimeve 3.850. Ministrja italiane e arsimit Lucia Azzolina njoftoi të mërkurën se me situatën epidemiologjike që po ndryshon me shpejtësi, qeveria kishte vendosur të mbyllte të gjitha shkollat dhe universitetet duke filluar nga e enjtja deri më 15 mars.

Ajo tha se e kuptonte që ky ishte “një vendim me pasoja” dhe shtoi se si ministre e arsimit, padyshim dëshironte që nxënësit dhe studentët të ktheheshin në shkollë sa më shpejt që të ishte e mundur.

Disa nxënës i gëzoi ideja se nuk do të shkonin në shkollë në shkollë për një kohë edhe pse ministrja e arsimit e bëri të qartë se nga shkollat dhe universitetet do të bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar që studentët do të vazhdojnë studimet në shtëpi për të mos ngelur prapa.

Të moshuarit janë shqetësimi më i madh dhe qeveria italiane u ka kërkuar atyre që të kufizojnë lëvizjet, gjithashtu këshilloi që të gjithë të mbajnë distancë, të paktën një metër nga të tjerët, dhe të shmangin puthjet ose përqafimet si dhe shtrëngimet e duarve me të tjerët. Veç kësaj, ngjarjet sportive, si ndeshjet e futbollit, do të luhen pas dyerve të mbyllura gjatë gjithë muajit tjetër./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Aktualitet

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

24 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

24 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën

24 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera
Kryesore

Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera

24 Dhjetor, 2025 3:30 pm
Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët
Kryesore

Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët

24 Dhjetor, 2025 2:54 pm
Para
Ndiqni LIVE emisionin Opinion

Ndiqni LIVE emisionin Opinion

Koronavirusi/ Studenti: Sa shqiptarë ndodhen në Pekin

Koronavirusi/ Studenti: Sa shqiptarë ndodhen në Pekin

Mjeku shqiptar në Milano: Ka pacientë të infektuar që nuk shfaqin simptoma

Mjeku shqiptar në Milano: Ka pacientë të infektuar që nuk shfaqin simptoma

TE FUNDIT

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
24 Dhjetor, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar masat e kufizimit të vizave të vendosura nga SHBA-ja ndaj ish-komisionerit të BE-së, Thierry...

Lexo më shumë

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
24 Dhjetor, 2025

Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve Gamzent Bardhi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Saimir Korreshi i janë...

Lexo më shumë

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
24 Dhjetor, 2025

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin...

Lexo më shumë

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
24 Dhjetor, 2025

Radhë deri në 7 kilometra janë krijuar në PKK Kakavijë nga emigrantët që po kthehen në atdhe për festat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com