Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Evropa mund të përballet me një “Brexit” italian

2016/12/03 at 10:18 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Evropa mund të përballet me një “Brexit” italian

Italianët do të votojnë më 4 dhjetor në një referendum, i cili mund të testojë ndjenjën anti-BE në vend. Votimi, i cili pason referendumin e qershorit në Britani për dalje nga blloku evropian dhe zgjedhjen e Donald Trumpit president i SHBA-së, prapë thekson rritjen e forcave populiste.

Në referendum, italianët do të miratojnë ose jo një propozim të kryeministrit pro-evropian, Matteo Renzi, për të rritur pushtetin e tij, në mënyrë që të mund të ecë përpara me reformat ekonomike.

Partitë anti-BE u bëjnë thirrje italianëve që të votojnë me “Jo”, me shpresë për të shkarkuar Renzin nga posti dhe për t’i hapur rrugën daljes së Italisë nga Eurozona apo edhe Bashkimi Evropian.

Por, sa është i mundshëm një Brexit i stilit italian dhe cilat do të ishin pasojat?

Referendumi i 4 dhjetorit nuk është drejtpërdrejt për BE-në. Ai ka të bëjë me rritjen e fuqive ekzekutive të kryeministrit, duke i kufizuar fuqinë Senatit, ku Renzi ka hasur në rezistencë për reformat që shpreson se do ta forconin ekonominë italiane.

Por, pasi Renzi është zotuar publikisht se do të japë dorëheqje nëse votuesit nuk e miratojnë propozimin e tij, forcat anti-BE po e shfrytëzojnë referendumin si shans për ta rrëzuar atë.

Dorëheqja e Renzit do të kërkonte formimin e qeverisë së re. Kjo pastaj do të ishte përsëri mundësi për partitë anti-BE të hyjnë në qeverinë kalimtare ose të garojnë në zgjedhjet e parakohshme.

“Duhet ta marrim seriozisht atë që ka thënë Renzi; nëse ai humb referendumin, ai me siguri se do të japë dorëheqje. Nëse kampi ‘Jo’ mbizotëron, fitorja më e madhe do të jetë e kampit populist anti-BE”, tha Giovanni Orsina, profesor i historisë politike në Universitetin Luiss në Romë, duke treguar edhe pasojat eventuale.

“Në rastin e Italisë, dalja nga Bashkimi Evropian nuk do të thotë vetëm dalje nga BE-ja, por dalje edhe nga Eurozona, ndryshim i monedhës dhe rikthim te lira. Ballafaqimi me këto pasoja është një hap gjigant në errësirë”, theksoi Orsina.

Sondazhi i fundit i opinionit, i kryer përpara një moratoriumi të detyrueshëm, tri javë para datës së referendumit, ka treguar se kampi “Jo” udhëheq me një mesatare prej 4 deri në 5 për qind, çfarë e bën të vështirë të parashikohet rezultati me siguri.

Vëzhguesit thonë se partitë populiste – Lëvizja Pesë Yjet dhe Liga Veriore – janë duke goditur te pakënaqësitë e italianëve.

“Shanset e Italisë që qëllimisht të zgjedhë të largohet nga BE-ja janë mjaft të vogla, por shanset që Italia të largohet nga zona euro dhe të sjellë gati kolapsin e monedhës janë të mira dhe ndoshta po forcohen”, tha Steve Davies, ekonomist në Institutin për Çështje Ekonomike në Londër.

Ai tha se prejse Italia i është bashkuar Eurozonës, ekonomia italiane “nuk është rritur për më shumë se një për qind në një vit”, duke shkaktuar zemërim të madh të publikut edhe me Brukselin, edhe me joefikasitetin e perceptuar në ekonominë italiane.

Pjesa më e madhe e zemërimit është e fokusuar te euro, sepse të qenët pjesë e kësaj monedhe e parandalon Italinë nga stimulimi i ekonomisë së eksportit, duke zhvlerësuar paranë e saj – gjë të cilën e ka bërë shpesh derisa ka pasur lirën.

Vetë lëvizja anti-BE e Italisë është e ndarë. Lëvizja Pesë Yjet, me rreth 30 për qind të mbështetjes popullore, ofron italianë edhe me prirje të djathta, edhe me të majta, pasi kërkon referendum për euron, por jo për largimin nga Bashkimi Evropian. Liga Veriore, parti e ekstremit të djathtë, me rreth 12 për qind mbështetje, është nacionaliste e ashpër, anti-mgrante dhe zotohet se do ta nxjerrë Italinë nga BE-ja. Dy partitë, deri më tash, nuk kanë dhënë indikacione se do të punojnë së bashku, njofton rel.

Italia është ekonomia e tretë më e madhe e BE-së, pas Gjermanisë dhe Francës, andaj shumë ekonomistë thonë se largimi eventual i Italisë, qoftë nga euro, qoftë nga BE-ja, do të ishte goditje vdekjeprurëse për unionin./Insajderi.com

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Merkel ngre gishtin dhe forcon masat e azilit pas sulmeve në Këln 

Personazhi i Javës/ Ja pse Angela Merkel i tha Shqipërisë, JO në BE

KQZ vendos ndarjen e re, ja si do ndahen numrat e mandateve të deputetëve tani

KQZ vendos ndarjen e re, ja si do ndahen numrat e mandateve të deputetëve tani

Trump thyen protokollin 37 – vjeçar diplomatik

Trump thyen protokollin 37 – vjeçar diplomatik

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com