Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Evropa merr politikisht kurs të fortë djathtas

2023/06/28 at 9:12 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Evropa merr politikisht kurs të fortë djathtas

Gjermania po debaton për fitoren e partisë së djathtë AfD në nivel lokal në landin e Tyringjisë, por në të gjithë Evropën po fitojnë parti populiste të djathta ose ekstremisht të djathta.


Dukej sikur Spanja ishte bastioni i fundit në Europë i të majtëve, por edhe ai ra para një muaji. Në zgjedhjet komunale dhe rajonale në Spanjë qeveria e majtë e Pedro Sanchez u ndëshkua me votë, si pasojë kryeministri spanjoll kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Buzëqeshja e fituesve ka kaluar tani tek partia konservatore popullore, PP me imazhin e ri që jep Isabel Diaz Ayso nga Madridi që tallet me feminizmin, barazinë, mbrojtjen e pakicave, të drejtat e personave trans dhe mbrojtjen e klimës.

Por rritje po shënon edhe partia ekstremiste e djathtë Vox, që në shumë komuna dhe rajone autonome në të ardhmen pritet të bashkëqeverisë. Tek ata që e uruan partinë Vox jo rastësisht ndër të parët ka qenë Viktor Orban.

Hungari: “Idoli” Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ofroi modelin për kthesën djathtas. Në prill të vitit të shkuar ai siguroi mandatin e katërt, megjithëse opozita ishte bashkuar dhe kishte menduar, se kishte shanse për ndërrrimin e pushtetit. Orban dhe partia e tij nacionale e djathtë, Fidesz sipas modelit rus shpallën “demokracinë joliberale”.Tonet kundër të huajvejanë pjesë normale e programit të qeverisë. Kundërshtimin e pandërprerë për të pranuar refugjatë, Orban e argumenton me atë, se hungarezët “nuk duan të bëhen një racë e përzier” dhe se vendet multikulturore europiane “nuk janë më kombe”.

Franca: Le Pen  më e kujdesshme

Pas fitores së Orban ishte e para Marine Le Pen që e uroi kryeministrin hungarez. Partia e saj, “Rassemblement National” para një viti arriti në zgjedhjet parlamentare të 14-fishojë numrin e deputetëve.  Pa u lodhur Le Pen ndjek planin e saj të hyjë në Pallatin Élysée si presidente. Hapi tjetër që synon ajo është fitorja në zgjedhjet europiane në vitin 2024, gjë që nuk duket më e pamundur, sepse prej 10 vitesh shumë franceze e francezë votojnë tejet djathtas.

Itali: Meloni dhe Mussolini

Giorgia Meloni nuk kishte nevojë të priste kaq gjatë. Partia e saj radikale e djathtë dhe me rrënjë tek fashizmi “Fratelli d‘Italia”nga parti e parëndësishme arriti të ngjitet në elektorat dhe të vendosë Melonin në postin e kryeministres së Italisë. Në emblemën e partisë ende qëndron flaka me të gjelbër-të bardhë e të kuqe, që për të djathtët italianë simbolikisht qëndron për flakën e përjetshme në varrin e Musolinit. Dhe me që ra fjala..për Giorgia Melonin, Musolini “është një personalitet kompleks që duhet parë në kontekst”, thotë Meloni, që karrierën e saj politike e filloi në organizatën e të rinjve neofashistë.

Suedia: Populistët forca e dytë

Jimmie Åkesson, kreu i partisë populiste të djathtë, Demokratët Suedezë kaloi nëpër një rrugë të gjatë deri tek kthesa e fortë djathtas, pasi në fillimet e veta politike ai konsiderohej i moderuar. Sot, në stilin e Donald Trump ai “do të bëjë sërish të madhe Suedinë“. Në zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar, partia Demokratët Suedezë, që u krijua në vitin 1988 nga ekstremistët e djathtë suedezë, u bë forca e dytë politike.

Që atëherë kjo parti me politikën kundër migrantëve dhe islamit e vë rregullisht nën presion qeverinë e koalicionit të qendrës me të djathtët. Myslimanët për Åkesson janë “rreziku më i madh për Suedinë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Finlanda: “Finlandezët first”

Populistët e djathtë kanë gjetur jehonë edhe në Finlandë- Në këtë vend partia “Finlandezët e vërtetë” ia doli në një koalicion me katër parti të futet në qeveri. Partia populiste siguroi shtatë poste, dhe kryetarja e saj, Riika Purra madje mori postin e ministres së Financave.

Kjo politikane që më parë votonte për Të Gjelbrit do tani kthejë Finlandën “në rrugën e duhur”, duke ndërruar edhe paradigmën e migracionit me vendosjen e kuotës deri në 500 migrantë.

Sllovaki: Neonazistët në parlament

Ndërkohë që Purra është shumë e butë krahasuar me Marian Kotleba, kreun e partisë neofashiste sllovake, L’SNS. Ky politikan që nxit urrejtjen kundër romëve, hebrenjve dhe homoseksualëve në vitin 2022 u dënua me kusht për shkak “nxitjes së një ideologjie të rrezikshme për demokracinë” dhe duhet të dorëzonte mandatin parlamentar. Por kjo nuk e pengoi suksesin e partisë së tij. Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2020 partia sllovake arriti të marrë 17 vende në parlament. Nga zgjedhjet e parakohshme në shtator L’SNS pret madje të marrë më shumë deputetë.

Greqi: Kthesa masive djathtas

Në Greqi i fitoi zgjedhjet të dielën (25.06.) kryeministri konservator, Kyriakos Mitsotakis, por suksesi i partive ultra të djathta të bën të kuptosh, se Greqia ka marrë kthesë të fortë politike djathtas. Partia populiste greke,  “Elliniki Lysi”, Zgjidhja Greke, partia ultranacionaliste dhe ultrafetare “Niki”, Fitorja dhe partia “Spartanët”, pasuese e partisë së ndaluar “Agimi i Artë” janë futur në parlament dhe së bashku zenë 13% të vendeve./DW

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli
Aktualitet

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

9 Qershor, 2025 10:44 am
Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa
Kronikë

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

9 Qershor, 2025 10:38 am
Para
Trafikim i qenieve njerëzore/Shpëtohen mbi 1000 viktima aziatike, në pranga 2700 shtetas

Trafikim i qenieve njerëzore/Shpëtohen mbi 1000 viktima aziatike, në pranga 2700 shtetas

Tymi nga zjarret në Kanada arrin në Europë

Tymi nga zjarret në Kanada arrin në Europë

Zbardhet grabitja me armë në pikën e këmbimit valutor, shpallet në kërkim autori

Zbardhet grabitja me armë në pikën e këmbimit valutor, shpallet në kërkim autori
















TE FUNDIT

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
9 Qershor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës...

Lexo më shumë

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
9 Qershor, 2025

‘Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit...

Lexo më shumë

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
9 Qershor, 2025

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ministri i Drejtësisë së...

Lexo më shumë

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
9 Qershor, 2025

Zgjedhjet e 5 qershorit për presidenten e re të Urdhrit të Psikologut, nxorrën si fituese Brunilda Labovitin. Pavarësisht këtij rezultati,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com