Këngëtarja e njohur shqiptare, Evi Reçi e cila prej vitesh studion në Firence të Italisë, po bën realitet ëndrrën e saj. Për Opinion.al ajo ka zbuluar se pas dy javësh do të këndojë në dy “musicale” të njohur, “Evita” dhe “Cats”.
“Akademia “Max Ballet” në Firence, ku unë studioj “musical” më ka zgjedhur për të bërë rolin kryesor të Eva Peron ( nga musical Evita ) giithashtu edhe pjesën kryesore nga musical “Cats”, ku unë këndoj këngën “Memory”, thotë Evi Reçi.
Muciali do të mbahet në 15 qershor në Teatrin Everest në Firence.