E kanë konsideruar si eventin e vitit, pasi gjithnjë përcjellë shije, modë dhe mbi të gjitha shumë klas.
“Geraldina Sposa” ka festuar 21 vjetorin e krijimit të saj dhe në këtë ditëlindje ka mbledhur (ashtu siç do vit), të gjithë personazhet publik të vendit.
Ndryshe nga vitet e tjera ku koleksionin e fustaneve të nusërisë e keni parë nëpërmjet sfilatave, këtë vit gjithçka u prezantuan nëpërmjet një “showroom-i” “glamour”.
Pas tij të ftuarit special i ka shoqëruar një kokteil si dhe zëri i mrekullueshëm i, Vikena Kamenicës.