Një plazh i Barcelonës është evakuuar ditën e sotme pasi policia gjeti një pajisje shpërthyese në det.
Agjensia e lajmeve Reuters raporton se policia ka krijuar një perimetër sigurie rreth 250 metra rreth pajisjes që u gjet në plazhin San Sebastian. Një zëdhënës i Rojës Bregdetare Spanjolle tha se zhytësit e marinës do të punojnë sot për të neutralizuar pajisjen eksplozive. Ai shtoi se mund të kemi të bëjmë me një pajisje që ka mbetur nga Lufta Civile e 1936-1939. Zona, njoftoi ai, do të qëndrojë e mbyllur deri sa të bëhet e sigurt.
Pajisja eksplozive ndodhet 25 metra larg bregut në një thellësi 3 metra dhe u pikas nga një zhytës policie jashtë shërbimit .
Plazhi San Sebastian është një nga më të famshmit në Barcelonë dhe frekuentohet nga shumë pushues. /Opinion.al