A e ka kthyer Eneda Tarifa ‘Përrallën’ në një makth? Kjo është pyetja që ‘wiwibloggs’ ka bërë mbi versionin anglisht të këngës së Eneda Tarifës, e cila do të na përfaqësojë në Eurosong.
Djemtë e blogut kanë dëgjuar të dyja versionet e këngës duke e cilësuar versionin shqip shumë herë më të mirë se sa ai i në anglisht.
Ata shprehen se Eneda është një këngëtare shumë e mirë, por versioni i ri i këngës është një dështim sipas tyre.
Ata nuk kanë nguruar as ta imitojnë në mënyrë tallëse teksa këndojnë refrenin e këngës. Po ashtu ata kanë ironizuar edhe veshjet e këngëtares në klip.
Veç të tjerash ata kanë vënë në dukje edhe shqiptimin e fjalëve në anglisht duke thënë se nuk ia ka arritur aspak.