Viti 2012, ishte i suksesshëm për Shqipërinë përsa i përket Eurovizionit. Rona Nishliu u prezantua atë vit me këngën “Suus” duke fituar zemrat e evropianëve me zërin dhe performancën e veçantë.
Ajo arriti në finalen e këtij kompeticioni duke u radhitur e pesta sipas votave të të gjitha shteteve. Deri tani asnjë këngëtare shqiptare nuk e ka arritur suksesin e saj.