Liverpuli do të mirëpresë vitin e ardhshëm Eurovision 2023.
Qyteti britanik ia ‘rrëmbeu’ këtë privilegj kandidatit tjetër, Glasgout. Finalja e madhe do të jetë më 13 Maj.
Orkestra Kalush që përfaqësonte Ukrainën ishin fituesit e vitit 2022, por organizatorët, Unioni Europian i Transmetuesve vendosi që nuk do të ishte i sigurt që eventi i ardhshëm të mbahej atje për shkak të situatës së luftës.
Duke qenë se Mbretëria e Bashkuar u rendit e dyta në konkurs, fiton automatikisht të drejtën për të qenë vend mikpritës.
Kjo do të jetë hera e nëntë që Eurovision do të mbahet në Britani.