Agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Europian, EUROPOL ka zbuluar të kaluarën kriminale të Elvis Rroshit, kreut të arrestuar të Bashkisë së Kavajës.
Informacionet që EUROPOL i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, kanë bindur këtë të fundit se Rroshi ka konsumuar veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”.
ABC News thotë se ka siguruar një kopje të vendimit të gjyqtarit Dritan Caka që dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Roshin.
Referuar lajmit të TV ABC News mësojnë se kreu i bashkisë Kavajë ka falsifikuar formularin e dekriminlizimit, pasi nuk ka deklaruar 5 emrat e ndryshëm që ka përdorur ndër vite për të lëvizur në Europë.
Nuk ka pasqyruar në formular, arrestimet, dëbimet dhe dënimet e marra nga drejtësia italiane dhe ajo zvicerane.
Sipas provave së ardhur nga EUROPOL, kreu i bashkisë së Kavajës njihet me 5 emra, si: Elvis Rroshi, Ervin Rroshi, Enver Rroshi, Bashkim Hallulli dhe Enver Proshi.
Sipas vendimit, e kaluara e tij kriminale ka nisur në prill të vititi 1993 kur Roshi ka hyrë ilegal në Zvicër, duke kërkuar azil.
Vetëm pak ditë më pas, konkretisht më 14 maj 1993 është arrestuar nga autoritet zviceriane me drogë.
Katër muaj pas arrestimit, më 24 shtator të 1993, Rroshi rezulton se është dëbuar me vendim të gjykatës zviceriane, duke mos e dënuar për drogën, pasi mund ta kishte për konsum.
Më tej, në vitin 1995 është arrestuar në Itali për përdhunim në grup në një kamp emigrantësh të paligjshëm.
Ditën e arrestimit ndaj tij është dhënë vendim-dëbimi për tu larguar nga Italia.
Në korrik të vitit 1997 me gjeneralitete të ndryshuar Rroshi ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme në Zcicër, duke kërkuar azil.
Por një muaj më pas është arrestuar dhe është dëbuar përsëri nga shteti zviceran.
Po në vitin 1997 rezulton se është ndaluar nga policia italiane në Milano dhe është pyetur për akuzën e përdhunimit, ku Rroshi ka bërë deklaratë të rremë pasi kishte ndryshuar edhe gjeneralitetet.
Po për të njejtin fakt, Roshi është kontrolluar edhe në vitin 2000 për akuzën e vitit 1993 dhe më pas është lënë i lirë.
Sipas prokurorisë, të gjitha këto të dhëna, si emrat e përdorura, arrestimet, dëbimet dhe dënimet Elvis Rroshi nuk i ka pasqyruar në formularin e deklarimit, për të cilën do të mbajë edhe përgjegjësi penale. Nëse akuzat vertetohen në gjykatë, Rroshi rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burg.