Shefi i Europolit ka paralajmëruar për kryerjen e sulmeve terroriste me dimensione më të gjera në Evropë nga terroristët e grupit ISIS.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Rob Wainwright, shefi i Europolit, deklaroi se aktualisht Europa gjendet përballë rrezikut më të madh të terrorizmit në më shumë se dhjetë vitet e kaluara.
Sulmet terroriste të Parisit në nëntor të vitit të kaluar treguan se ISIS ka marrë përmasa ndërkombëtare. Kjo çështje mund të pritet që ISIS ose grupet e tjera terroriste të kryejnë sulme të tjera në kontinentin e Europës me qëllim që vriten më shumë civilë.
Europoli beson se 3 deri 5 mijë qytetarë europianë të cilët kanë marrë trajnime luftarake në kampet e grupeve terroriste, tani janë kthyer në shtëpitë e tyre.