“Rreziku për sigurinë gjatë Europianit 2016 ekziston dhe vlen për një periudhë të gjatë kohe”. është kjo fjalia që ka thënë Presidenti francez Francois Hollande për “France Inter”, duke shtuar se duhen marrë të gjitha masat, që kampionati të shkojë mirë. “Rreziku ekziston”, ka deklaruar presidenti, para se të nisej për në Clairefontaine ku do të takohej me kombëtaren franceze. Ai ka shtuar se do të bëhet maksimumi, që ky kampionat të jetë një festë popullore europiane dhe më shumë se 90.000 vetë do të angazhohen për sigurinë.