Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Europën nuk duhet të na e falin…

2016/12/15 at 4:51 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Cila është femra më e bukur e politikës shqiptare?

Nga Jorida Tabaku


Ditën që erdhi në pushtet kjo maxorancë diku nga mesi i shtatorit, qeveria e djeshme i trashëgoi në tavolinën e qeverisë aktuale një dosje të madhe të punës voluminoze 8 vjeçare mbi Integrimin Europian sikundër i trashëgoi qeverisë aktuale 5 kushte të cilat pothuajse qenë plotësuar e duhej punuar për t’i përmbushur plotësisht.

Për fatin e keq të shqiptarëve, këto kushte mundet të ishin plotësuar edhe pasi vendi të merrte statusin e vendit kandidat, por qeveria e sotme dhe kryeministri aktual kishin vendosur si prioritet pushtetin personal me çdo kusht. Përfundimi? Tre ligjet nuk u votuan dhe historia e paralajmëruar e kurbanit të ëndrrave të shqiptarëve, të atyre që sheshet e Tiranës dhe Shqipërisë në 8 dhjetor 1990 i mbushën me thirrjen “e duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, fatkeqësisht u realizua dhe i fituar doli vecc një njeri!

Ndonëse kjo qeveri trashëgoi nga paraardhësja shumë detyrime të përmbushura, megalomania dhe etja e madhe për pushtet edhe pasurim i zunë vendin asaj përpjekje të një qeverie mbi integrimin. Fjalimet e gjata të kryeministrit nuk kishin më lidhje me integrimin por në thelbin e tyre kumbonte një fjali “Reformë”!

Një fjalë që mbeti e tillë, megjithëse rilindja me krenarinë dhe fodullëkun që më së shumti karakterizon qeveritë pa vizion dhe dembele u angazhua të prodhonte reforma që mbetën karabina të ndërtuara shëmtuar. Godina të padobishme që sot e kësaj dite i bëjnë dëm shqiptarëve më shumë se sa mirë.

Nuk kishte fundja, mënyrë tjetër për të krijuar zhurmnajën e dobishme për ato që mendjen e kanë të vjedhin pasurinë e qytetarëve dhe të shpërndajnë buxhetin e shtetit në llokma koncesionare nën emrin PPP. Shpikje rilindjes dhe krye-rilindësi që nën ethet e një pushtetit të cilin e do gjithnjë e më shumë në rritje rrezikon të na japë edhe ajrin me koncesion.
Të etur dhe të zënë me gjithë abuzimet e mundshme, u kujtuan vetëm pas të vjelave për të fituar rrugën e humbur të integrimit. Jam e bindur, që nëse integrimi do të ishte diçka që jepet me koncesion kjo mazhorancë do të ishte investuar personalisht dhe do t’i kishte dhënë ndoshta pak më shumë vëmendje.

Rezultati i gjithë kësaj politike për të përqendruar gjithë pushtetet tek një individ dhe gjithë ekonominë në disa duar rezultoi fatal për Shqipërinë. Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, para dy ditësh, jo vetëm i rikujtoi rilindjes 5 kushtet që duhet t’i kishte plotësuar. Por, për fatin e keq të shqiptarëve, i shtoi Shqipërisë edhe tre kushte të tjera të cilat ajo duhet t’i përmbushë, dekriminalizimi, zgjedhjet dhe lufta ndaj drogës. Në fakt kur ky rrugëtim nisi ishin 12 prioritete, u shndërruan në 5 e kjo është e vetmja qeveri që i ka rritur detyrimet i ka cuar në 8.

A do të mjaftonte kaq për një qeveri që ironikisht edhe emrin e koalicionit e ka “Aleanca e Shqipërisë Europiane” që të shkrihej? A do të mjaftonte për një kryeministër që shtetin e ka përdorur si një trampolinë personale për t’u bërë i famshëm në Europë e ndër shtetarë të Europës si artist, që të skuqet dhe të kërkojë ndjesë madje duke u larguar se jo vetëm nuk mundi të përparojë në pesë pikat e trashëguara por i shtoi atyre edhe disa pika të tjera aspak për t’u nënvlerësuar?

Natyrisht që po! Por ky nuk është rasti i kryeministrit Rama, i cili nuk mund të tutet në epshin e tij për pushtet dhe të bëjë atë që çdokush tjetër në vendin e tij duhet të kryente.
Paturpësisht ai ngre gishtin e fajit sa nga BE-ja, sa nga armiqtë imagjinarë por mbi të gjitha nga opozita.

Akuza është gati; opozita nuk do vettingun!
Pyetja është cilin vetting nuk do opozita? Vettingun e ndërtuar nga një palë e cila përmes këtij procesi tejet të rëndësishëm dëshiron të kontrollojë pushtetin gjyqësor? Po cfarë vettingu do të bëjë qeveria? Vetting si ia që liron kriminelet me mbështetje qeveritare? Natyrisht opozita nuk mund të jetë asnjëherë dakord me një sjellje të tillë, që prek drejtë për drejtë shenjtërinë e ndarjes së pushteteve dhe ironikisht nuk është vetëm opozita kundër kësaj. Këshilli i Europës shprehet gjithashtu se inkurajon Shqipërinë që të ndjekë një reformë në drejtësi të kuptueshme dhe të plotë duke rritur kësisoj profesionalizmin, efiçencën dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Por sërishmi, sipas kryeministrit është Opozita ajo e cila nuk e do reformën në drejtësi!
Kur Këshilli i kërkon qeverisë që duhet një betejë më e fortë dhe rezultate konkrete në betejën kundër korrupsionit në nivele të larta, krimit të organizuar si dhe betejën për zhdukjen e rrjeteve kriminale të drogës dhe trafikut. Të një qeverie që përditë e më shumë po e tregon se është bashkëfajtore në mbjelljen e fushave në gjithë Shqipërinë me drogë. Unë nuk djehem fare mirë që raporti i fundit i Berzh thotë që Shqipëria është e fundit në rajon përsa i përket korrupsionit. Që cdo shqiptar i intervistuar është përgjigjur që kanë paguar për një shërbim në adrimistratën publike apo shëndetësi. Për këtë duhet të punojë qeveria e këtë reflekton dhe deklarata e këshillit.

Por sërishmi, sipas kryeministrit edhe ky është faji i opozitës.

Këshilli i kërkon qeverisë përveç pesë kushteve të trashëguara përpara 2013 që të zbatojë ligjin për dekriminalizimin. Një ligj të cilin partnerët tanë ndërkombëtarë e detyruan kryeministrin Rama ta pranonte sepse u vërtetua gjatë këtij mandati se mazhoranca e aleancës europiane ishte në fakt mazhoranca e aleancës së kriminelëve. Kurrë më parë nuk ka qenë një kusht i tillë për integrimin e vendeve të tjera, por Shqipëria sot e ka peshqesh nga kjo qeveri. Kryeministri i saj edhe sot e kësaj dite refuzon të shkarkojë nga funksionet personat e inkriminuar duke i mbajtur si letër rezervë sa herë ia kërkon nevoja apo dobia e numrave! Jo vetëm kaq, por angazhohet personalisht për t’i gjetur një vend pune një personi të arrestuar për vrasje dhe të dënuar për vrasje.

Por sërishmi, sipas kryeministrit është faji i opozitës që ne nuk kemi negociata.
Raporti i djeshëm i shtonte qeverisë shqiptare kushtin e të punuarit bashkë me opozitën dhe faktorët politik për një reformë elektorale të bazuar në rekomandimet edhe direktivat e OSBE-OHDIR. Për të mundësuar që ndryshimet të ndodhin përpara zgjedhjeve parlamentare të radhës, në mënyrë të tillë që të sigurohen standardet elektorale Europiane. Duke i përcaktuar edhe zgjedhjet si një pikë kyçe për negociatat dhe jo më kot. Pas farsës elektorale të vitit 2015 por edhe pas asaj farse elektorale që ndodhi në Dibër, kjo qeveri ka dërguar mesazhin e qartë që zgjedhjet nuk janë veçse një mjet që justifikon qëllimin pushtetin me çdo kusht!

Por sërishmi, në gojën e kryeministrit është opozita që e pengon integrimin.

Dëgjova Minsitrin Bushati që përmendi deklratat e vitit 2012 e më parë. A i ka lexuar ndokush nga ju raportet e progresit përpara 2013? Përpara 2013 kryefjala ishte opozita. Opozita duhet të miratojë ligje, opozita duhet të marrë pjesë në reforma. Që pas 2013 nuk ka asnjë detyrim, asgjë që lidhet me opozitën!

Margaret Thatcher shprehej se mendimi i njeriut është fjala e tij, fjala e tij është veprimi i tij, veprimi i tij është karakteri i tij dhe karakteri i tij është fati i tij. Ta vendosësh kryeministrin dhe këtë qeveri nën sitën e kësaj thënie të mençur e nënkupton më së miri se: mendimet e kësaj qeverie për integrimin kanë qenë fjalime të mbushura me metafora por pa bërthamë, për rrjedhojë veprimet e kësaj qeverie kanë qenë drejtuar mbi koncesionet dhe vjedhjet, duke dëshmuar se karakteri i rilindjes nuk është vetëm se gënjeshtra sepse integrim ato nuk kanë ndërmend të sjellin dhe duke qenë se karakteri i tyre është në kahun e kundërt me ëndrrat dhe karakterin e shqiptarëve detyrimisht fati i tyre është të largohen sepse boll dëme i kanë sjellë vendit.

Europën duhet ta fitojmë. Europën nuk duhet të na e falin. E fatkeqësisht kjo qeveri nuk po bën asgjë që të vazhdojmë këtë rrugëtim! Ka ardhur koha që Rilindja të jetë e shkuara e jonë sepse e tashmja dhe e ardhmja është integrimi!



Ju sugjerojmë

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi
Kronikë

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi

27 Gusht, 2025 11:00 pm
SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
Bota

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

27 Gusht, 2025 10:15 pm
Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
Bota

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

27 Gusht, 2025 9:16 pm
Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
Rajoni

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

27 Gusht, 2025 8:38 pm
Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe
Rajoni

Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe

27 Gusht, 2025 8:16 pm
Probleme shëndetësore për Massimo Moratin, shtrohet në spital në terapi intensive
Sport

Probleme shëndetësore për Massimo Moratin, shtrohet në spital në terapi intensive

27 Gusht, 2025 7:43 pm
Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

27 Gusht, 2025 7:39 pm
Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj
Life Style

Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj

27 Gusht, 2025 7:20 pm
Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar
Kronikë

Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar

27 Gusht, 2025 6:48 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

27 Gusht, 2025 6:12 pm
Para
12-vjeçari dogji të pastrehun, nuk ndiqet penalisht në Serbi

12-vjeçari dogji të pastrehun, nuk ndiqet penalisht në Serbi

Blushi: Presidentin ta zgjedhë populli

Ben Blushi: Dako ‘fytyra’ e Rilindjes, bëri sekserin dhe e liroi Lulzim Berishën

Skandali i audoi-përgjimit/ Ja reagimet për Beqajn në rrjet, nga gazetarët, mjeket dhe politikanët

Video/ Kamera e fshehtë/ Shikoni sherrin e Ilir Beqes me laborantët
















TE FUNDIT

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi
27 Gusht, 2025

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjola Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci Volos të...

Lexo më shumë

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
27 Gusht, 2025

Mesha e mëngjesit në kishën e shkollës katolike ku studionin u kthye në makth për nxënësit në Minneapolis, kur një...

Lexo më shumë

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
27 Gusht, 2025

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë...

Lexo më shumë

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
27 Gusht, 2025

Dy persona në Kroaci janë arrestuar nën akuzën për spiunazh në favor të Serbisë. Në pranga ka rënë një pilot i Forcave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com