Protestuesit e opozitës me pankarta në duar janë drejtuar pranë ish-hotel Dajtit për të nisur tubimin e thirrur nga opozita.
Drejtuar liderëve të BE “Europe, throw us a life vest”, që në shqip përkthehet “Europë, na hidh një jelek shpëtimi”, është një pankartat që ata mbajnë në duar.
Ndërkohë trupat e Policisë së Shtetit dhe të sigurisë ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protesta është lajmëruar për t’u mbajtur në orën 12:00 para selisë së kryeministrisë.