Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EUROPAPOLITIKA e Kancelarit

2017/06/16 at 7:41 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
EUROPAPOLITIKA e Kancelarit

Nëse evropianët e tjerë ishin shumë dyshues ndaj një Gjermanie të bashkuar, ky dyshim ndahej pikësëpari nga vetë Kancelari i Gjermanisë në momentin e bashkimit, Helmut Kohl. Ai ishte vetë shumë i shqetësuar, se mos demonët e të kaluarës së vendit të tij, do të ringjalleshin. Dhe ai shihte të vetmen zgjidhje të mundshme, integrimin e gjithanshëm të Gjermanisë në Evropë. Kjo ishte Europapolitika e Kohlit, projekti politik që kish më shumë për zemër si dhe ndoshta një prej krenarive të tij më të mëdha. Bashkimi “më i ngushtë” kish qenë përherë pjesë e tiparit dominues të KE-së. Në fakt, bashkimi evropian kish qenë ideja e princërve dhe poetëve, burrave të shtetit dhe filozofëve për shekuj me radhë. Nëse Zhan Mone dhe Robert Shuman ishin arkitektët e rendjes drejt bashkimit evropian pas Luftës së Dytë Botërore, Fransua Miteran dhe Helmut Kohl ishin burrat që shndërruan projektin në realitet. Për Kohlin, bashkimi i Gjermanive dhe bashkimi i Evropës ishin, siç thoshte ai vetë, dy anë të së njëjtës monedhë.


Bismarku ka thënë një herë se, shpesh e gjente fjalën Evropë “në gojët e atyre politikanëve që donin nga fuqitë e tjera, diçka që nuk kishin guxim ta kërkonin vetë”. Dhe në një farë mase, kjo qe e vërtetë edhe në Evropën moderne. Për disa, bashkimi evropian ishte përgjigja e kontinentit, për shembull, ndaj globalizimit. Për disa të tjerë, si vendet e vegjël të Evropës, bashkimi evropian ishte çelësi i maksimizimit të hapësirës dhe influencës. Ata druheshin se do të liheshin pas dore nga fuqitë e mëdha të kontinentit, sidomos Gjermania, Franca, Britania dhe Italia. Ata besonin se një Evropë e bashkuar, të paktën do t’u siguronte një vend në tryezë. Për francezët, heqja dorë nga sovraniteti për hir të institucioneve evropiane mbikombëtare përbënte një bast të madh. Ata asnjëherë nuk donin të dominoheshin nga fqinji përtej Rhinit. Nga ana e tij, Kohli e pranonte gjithmonë sqimën dhe ambicien franceze, ashtu sikurse ndihej i obliguar që të respektonte frikërat evropiane, sidomos ato franceze, për Gjermaninë. Adenauer e kish këshilluar dikur Kohlin që, kur të kish të bënte me Francën, ai duhej që gjithmonë të përulej një herë para flamurit gjerman dhe dy herë para atij francez. Dhe kështu, Kohli do të argumentonte se integrimi më i thellë do të kish nevojë për futjen e Gjermanisë në Evropë, moslejimin e rinacionalizimit të politikës së jashtme të Gjermanisë, dhe si rrjedhim, ta bënte fuqinë e Gjermanisë më të pëlqyeshme për fqinjët.

Kjo nuk do të thoshte braktisje e interesave kombëtare të Gjermanisë. Përkundrazi, kjo nënkuptonte se RFGJ-ja e pasluftës ishte bërë veçanërisht e aftë në ndjekjen e interesave të veta. Në fakt, Kohli e bëri bashkimin ekonomik dhe politik të Evropës një prioritet për politikën e jashtme gjermane, pikërisht për arsye se ai e kuptoi që heqja dorë nga sovraniteti kombëtar ishte çmimi që duhej paguar, për bashkimin kombëtar. Fushata për një monedhë të përbashkët evropiane – një nismë që nga të gjithë mbështetësit e saj ishte konsideruar gjithmonë si një hap i mëtejshëm drejt integrimit më të madh politik – nisi formalisht në vitin 1969. Por ishte Traktati i Mastrihtit, i negociuar në 1991 dhe i mbeshtetur aq shumë nga Kohli dhe aleatët e tij francezë, që çoi në qendër të vëmendjes procesin dhe debatin që e shoqëroi. Edhe një herë, Kancelari po notonte kundër rrymës. Eshtë e vërtetë që, ndryshe nga debati për raketat në Evropë, fushata e Kohlit për bashkimin ekonomik dhe politik nuk hasi në një rezistencë aq të madhe nga partitë kryesore politike gjermane. Por jo çdokush mund ta kuptonte përse Gjermania, apo të tjerët, do të hiqnin dorë nga kaq shumë, për një të ardhme të pasigurtë. Në Francë, Traktati i Mastrihtit kaloi me referendum, por me një avantazh shumë të vogël. Në Danimarkë, dështoi. Edhe në Gjermani do të kish dështuar, po të ish vënë në provë. “Nacionalizmi i Deutsche-Mark” ishte shndërruar në një lloj zëvendësuesi të pranueshëm për patriotizmin tek gjermanët, pas traumave të Holokaustit dhe Luftës së Dytë Botërore. Ata e dashuronin markën e fuqishme, si simbol të arritjeve, rindërtimit dhe stabilitetit. Kohli u përball me shumë kritika në media. Një sërë botimesh, që nga tabloidët tek revistat shumë popullore si “Der Spiegel” e deri tek e përditshmja konservatore, Frankfurter Allgemeine Zeitung, tradicionalisht pro kancelarit, të gjitha ngritën dyshime mbi ambicien e Kohlit, për të këmbyer markën e qëndrueshme me një monedhë të re evropiane, të patestuar. Nuk ishte habi që italianët, në një numër të madh ishin pro heqjes dorë nga lireta. Ata donin të importonin virtute monetarë dhe të eksportonin vese tradicionalë italianë. Gjermanët kishin frikë pikërisht nga e kundërta. Nuk është habi që bankierët e Bankës Qendrore të Gjermanisë hezituan aq shumë në realizimin e projektit të motivuar politikisht të Helmut Kohlit.

Në Britaninë e Madhe, Margaret Thatcheri ishte kunërshtarja më e fuqishme e Evropës. Ajo druhej se një Evropë më e fortë dhe më e integruar do të reflektonte preferencat e Francës dhe Gjermanisë në çështjet ekonomike, si dhe do të binte ndesh me shijet anglo- saksone. Ajo gjithashtu debatonte se Gjermania do të dominonte pashmangshmërisht një union të tillë, dhe se një dominim i tillë do të nxiste nacionalizmin malinj që Helmut Kohli donte të zhdukte. Kohl ishte i pabindur; ai mbeti i palëkundur në angazhimin e tij për bashkimin ekonomik dhe politik. Hap pas hapi, ai “ia hodhi” kryeministres britanike. Thatcher punoi deri në detaje për të bllokuar planet e tij. Ajo u përpoq të krijojë aleanca taktike, përfshirë edhe me anëtarë euroskeptikë të Bundesbankut. Sidoqoftë, Kohli po fitonte mbeshtetjen e Shteteve të Bashkuara dhe, më e rëndësishmja, po punonte ngushtë me francezët, pushteti politik i të cilëve është shumë i rëndësishëm për vendimarrjen në BE. Ai nuk hoqi asnjëherë dorë nga përpjekjet për të bindur Thatcherin për logjikën e projektit të tij. Gjatë një vizite private në shtëpinë e Kohlit pranë Ludvigschafen, një ftesë që Kancelari ia kish bërë kryeministres britanike – Këshilltari për Marrëdhëniet me Jashtë i Thatcherit, Charles Powell u bë objekt i predikimeve të Kohlit. Kohli donte që Thatcheri ta shihte në shtëpinë e tij, shumë pranë kufirit me Francën, në zemër të historisë kontinentale të Evropës. Dhe gjatë atij ekskursioni në katedralen e Speyerit, Kohl e hoqi Powellin mënjanë, prapa një varri të nëndheshëm, për t’i shpjeguar përse këmbëngulte të shkrinte identitetin e Gjermanisë në atë të një Evrope më të gjerë. Kohli ishte me të vërtetë një evropian i mirë, donte të shpjegonte ai. Askush nuk mund të vërë në dyshim sinqeritetin e objektivave të tij. Siç shkruan Henrik Bering në biografinë e tij të liderit gjerman, qëllimi “i tij ishte që të prishte modelin e nacionalizmit shkatërrues dhe luftës në Evropë”. Kohli nuk e bindi dot asnjëherë Thatcherin për qëllimet e tij. Powelli thotë se ishte bërë gati që t’ia raportonte bisedën Kryeministres Thatcher kur hipën në avion, por ndaloi menjëherë kur ajo u zhyt në sedilje, hoqi këpucët dhe tha: “O Zot, çfarë gjermani!” Kur erdhi viti 1998, thjeshtë nuk kish më rëndësi. Thatcheri kish ikur me kohë, publiku gjerman – dhe Bundesbanku – ishin pajtuar me realitetin e një monedhe të përbashkët evropiane, dhe në të gjithë Evropën, Kohli kishte aleatët e tij të mirëvendosur.

History Today – Bota.al

 



Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e fundit: 4 vatra aktive në vend

4 Korrik, 2025 3:36 pm
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
Kronikë

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

4 Korrik, 2025 3:24 pm
Abuzoi seksualisht me të bijën, ja veprat penale që rëndojnë mbi 36 vjeçarin
Kronikë

Abuzoi seksualisht me të bijën, ja veprat penale që rëndojnë mbi 36 vjeçarin

4 Korrik, 2025 3:11 pm
Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..
Aktualitet

Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..

4 Korrik, 2025 2:59 pm
(Video) Nëna dhe partnerja e Diogo Jotës në lot pas konfirmimit të trupave
Bota

(Video) Nëna dhe partnerja e Diogo Jotës në lot pas konfirmimit të trupave

4 Korrik, 2025 2:51 pm
Osmani për “Reuters”: Do të mbrojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me çdo çmim!
Rajoni

Osmani:Nevojitet pajtueshmëri nga deputetët për votim të fshehtë për kryeparlamentar

4 Korrik, 2025 2:10 pm
Vodhi 30 mijë € e sende me vlerë në një banesë/Arrestohet pas disa muajsh 49 vjeçari
Aktualitet

Vodhi 30 mijë € e sende me vlerë në një banesë/Arrestohet pas disa muajsh 49 vjeçari

4 Korrik, 2025 2:06 pm
Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë
-Jetë dhe Stil

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë

4 Korrik, 2025 1:53 pm
“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
Aktualitet

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..

4 Korrik, 2025 1:46 pm
“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…
Aktualitet

“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…

4 Korrik, 2025 1:29 pm
Para
Video/ Surpriza e skuadrës angleze, bën prezantimin e fanellës së re në hapësirë

Video/ Surpriza e skuadrës angleze, bën prezantimin e fanellës së re në hapësirë

Lajmi i Fundit/ SHBA e shqetësuar, një qendër spiunazhi ruse pranë kufirit me Kosovën

Lajmi i Fundit/ SHBA e shqetësuar, një qendër spiunazhi ruse pranë kufirit me Kosovën

Plagosja e aktivistit të komuniteti rom; në pranga 1 person, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Sherr mes militantëve partiakë në Dibër, 22-vjeçari zihet në pritë
















TE FUNDIT

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e fundit: 4 vatra aktive në vend

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbi situatën e zjarreve në vend për datën 4 korrik 2025. Deri në orën 14:30...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
4 Korrik, 2025

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të Enjte rreth orës 14:05 në aksin kombëtar Peqin – Elbasan, në dalje të...

Lexo më shumë

Abuzoi seksualisht me të bijën, ja veprat penale që rëndojnë mbi 36 vjeçarin

Abuzoi seksualisht me të bijën, ja veprat penale që rëndojnë mbi 36 vjeçarin
4 Korrik, 2025

Kreu marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur, Prokuroria Fier procedon penalisht babain për dy vepra penale. Prokuroria e Fierit...

Lexo më shumë

Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..

Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..
4 Korrik, 2025

“Plazhet e paprekura dhe rrënojat e lashta historike e bëjnë Shqipërinë një vend pushimi për t’u vizituar.” Ky është sugjerimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com