Kukësi luan sot ndeshjen në turin e dytë kualifikues të Europa League ndaj Austrias së Vjenës. Verilindorët e kanë nisur mirë takimin, por në minutën e 24-t kanë gabuar në mbrojtje.
Kjo i dha mundësinë sulmuesit Pires që të kalojë vendasit në avantazh. Kukësi në këtë ndeshje vjen me tre lojtarë të huazuar nga Skënderbeu, si Fukui, Latifi dhe Lilaj.
Formacionet zyrtare:
Austria e Vjenës: Hadzikic, Filipovic, Kayode, Venuto, Serbest, Prokop, Stryger Larsen, Holzhauser, Martshinko, Rotpuller, Felipe Pires.
Trajner: Torshten Finks
Kukësi: Koliqi, Shameti, Lilaj, Mici, Jean Carioca, Hallaçi, Latifi, Rangel, Musolli, Malota, Fukui.
Trajner: Lika/Panorama