Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Europa ka dështuar të fitojë besimin e imigrantëve

2016/07/15 at 6:06 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kamionisti shtypi njerëz për 2 klilometra, ecte me 50 KM/H

Nga Reldar DEDAJ

Shkatërrimi i kështjellës së Bastijës, e përdorur si burg për kundërshtarët e monarkisë ndodhi në 14 korrik 1789, kur nisi Revolucioni Francez. Ata që donin të mbillnin terror në Nisë duke vrarë të paktën 202 persona, mes tyre 10 fëmijë, kanë kërkuar edhe një datë simbolike. Një datë, që për francezët është liria dhe çlirimi nga monarkia e Luigjit XVI.

Çdo vit, kryhen rite zyrtare dhe festa popullore, që arrijnë kulmin në festimet e kryeqytetit, ku, në mëngjes, nga ora 10 deri në 12, në Champs-Elysees zhvillohet një paradë ushtarake përpara zyrave të larta të shtetit, Harkut të Triumfit, në drejtim të Place de la Concorde, të ndjekura nga Presidenti i Republikës dhe të ftuar të huaj.

Festimet dhe ceremonitë janë mbajtur edhe në Nisë, ku nisën në orën 17.30 me këngën solemne të Marsejezës, dhe disa orë më vonë, sapo përfunduan fishekzjarret, nisi gjakderdhja në rrugë.

Goditja tragjike që pësoi qyteti i Nises nuk mund të jetë diçka e veçuar nga pjesa tjetër e botës. Këtu nuk flitet për një tragjedi që i ndodhi vetëm një shteti, por përtej kësaj, për atë se si do të jetë bota nesër.

Sigurisht, ajo do jetë krejt ndryshe nga një ditë më parë.

Dhe me të drejtë, sot ajo shihet e ndarë në qytetërime rivale, këto “qytetërime” ndeshen së pari në mendjen e imigrantëve, gra e burra.

Nuk është e rastit që atentatet më vrastare dhe më të bujshme të këtyre viteve të fundit, ata të Nju Jorkut, të Madritit, të Londrës, të Parisit dhe për të ardhur deri tek ai i ditës së djeshme, janë bërë prej të mërguarish; kështu që militanti islamik që udhëhoqi sulmin ndaj kullave binjake të Ëorld Trade Center, dhe kur po mbaronte tezën e doktoraturës për urbanizëm në një universitet gjerman, ishte një prej tyre.

Po në këtë kohë, shumë të mërguar marrin pjesë paqësisht dhe me gjithë shpirt në jetën kulturore, intelektuale, shoqërore, ekonomike dhe politike të vendeve që i kanë pritur, duke iu dhënë ide të reja, aftësi të rralla, tinguj, shije, që u lejojnë t’u përshtaten botës.

Por ta themi troç, Europa sikur kishte rënë preh e plogështisë, përtacërisë, e ngadaltë dhe me shumë gjasa, vështirë të ndryshonte sjellje dhe shije.

Megjithatë, ajo nuk duhet të harrojë se beteja e madhe që lipset për të shpëtuar duhet bërë së pari atje, tek imigrantët, atje do të fitohet ose do të humbet.

Europa nuk është aspak ndryshe nga Charlie Hebdo, Bataclan dhe Nise, ajo nuk po arrin të fitojë besimin e imigrantëve dhe t’i bashkojë me vlerat që shpall.

Gjithashtu, me shumë gjasa, beteja do të jetë e ashpër dhe Europa s’duket fort në gjendje që mund ta fitojë. Dje veprimet e saj pengoheshin nga shtrëngimet ekonomike dhe nga vetë paragjykimet kulturore.

Sot, ajo duhet të bëjë mirë llogaritë me një kundërshtar të rëndësishëm, me identitetet e tij të lënduara për një kohë të gjatë, të cilat tani janë bërë lënduese nga ana e tyre.

Franca aspak ndryshe nga pjesa tjetër e vendeve të zhvilluara e trajtoi imigrantin si ato popujt e kolonive, prej forcës që i mbante nën kontroll kërkonte të sillej si nëna me ta, e jo si njerkë e keqe, bijtë e tyre nga inati, nga krenaria, nga lodhja, nga padurimi nuk e duan më këtë lidhje familjare; ata tundin në ajër shenjat e përkatësisë prej nga vijnë, dhe veprojnë nganjëherë sikur shtëpia që i ka birësuar ka qenë një truall armik.

Ndoshta, dikur Europa u nis të ndërtojë një ide efikase, por me siguri, sado që pak e ngadaltë makina e integrimit diku ka ngecur.

Dhe nganjëherë është sabotuar me qëllim.

Në kohën tonë, është e pamundur t’i shpëtosh një shkarje komunitariste të shtrirë në mbarë planetin, t’i “lidhësh me zinxhir” gratë e burrat pas përkatësisë së tyre fetare, i rëndon problemet në vend që t’i zgjidhesh./Opinion.al/

Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
U godit me thikë nga gangsterët amerikano-latinë, vdes 18 vjeçari shqiptar

U godit me thikë nga gangsterët amerikano-latinë, vdes 18 vjeçari shqiptar

Nxënësi shqiptar medalje bronzi në Hong Kong, Ministria jonë s’e mbështet!

Nxënësi shqiptar medalje bronzi në Hong Kong, Ministria jonë s'e mbështet!

Rama ironi me gjyqtarët:Dalim nga negociatat, PD ta zgjidhë me BE dhe SHBA

Rama: Meta na i jep votat. Basha të zgjedhë Berishën o Reformën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com