Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eurodeputeti: Nëse i thua mediave çfarë të shkruajnë, s’ka më liri shtypi

2020/02/08 at 1:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Eurodeputeti: Nëse i thua mediave çfarë të shkruajnë, s’ka më liri shtypi

Në një intervistë për mediat shqiptare në Bruksel, eurodeputeti David Lega shprehet se mirëpret vendimin e kryeministrit Edi Rama për të shtyrë aprovimin e dy projektligjeve për mediat. Sipas Legas, ky ishte hapi i duhur, pasi këto dy projektligje nuk kanë lidhje me lajmet e rreme. Nëse mbyllen sitet e internetit tê mediave, apo merren masa të tjera si kjo, edhe pse ligjet mund të shbëhen më vonë, kjo do të shkaktonte dëme të pariparueshme pêr lirinë e medias dhe do cënonte besimin te Shqipëria si njê vend demokratik dhe i lirë.


Zoti Lega, edhe pse vetëm prej 6 muajsh në Parlamentin Europian, ju jeni shumë aktiv për çështje të ndjeshme lidhur me lirinë e shprehjes dhe të medias.Komisionit Europian i bëri thirrje qeverisë shqiptare për të ndjekur 14 rekomandimet e Këshillit të Europës lidhur me dy draftligjet për median. Ju dhe partia popullore europiane ishit shumë më të ashpër. Ju folët për rrezikimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Eshtë e rëndësishme të thuhet se partia popullore europiane mbështet tërësisht këtë qëndrim. Unë dhe Michael Gahler, që është koordinatori i grupit, hartuam komunikatën e shtypit. Në këtë komunikatë thuhet, se nëse këto draft-ligje kthehen në ligje, kjo do të rrezikojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

Liria e shtypit është një liri themelore e Bashkimit Europian dhe një pjesë e rëndësishme e kritereve të Kopenhagës. Natyrisht, nëse këto kriteret nuk respektohen, atëherë kjo rrezikon negociatat e anëtarësimit. Jam shumë i lumtur që Rama tha që do presë dhe do marrë në konsideratë më shumë perspektiva.

Ky ishte një hap vërtet i rëndësishëm. Shpresoj që ai të vazhdojë kështu dhe të dëgjojë shtypin e lirë, shoqërinë civile , por edhe partitë opozitare. Kjo pasi nëse ndërrmerr një hap të tillë ,nevojitet mbështetja e një shumice të qëndrueshme brenda vendit dhe ajo e Bashkimit Europian dhe kjo mbështetje nuk ekziston.

Ju gjithashtu jeni shprehur në Twitter, se Shqipëria me këto dy projektligje kompromenton presidencën e OSBE-së. C’doni të thoni me këtë ?

Demokracia, liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore dhe nëse ato shkelen, kjo cënon kredibilitetin. Nëse ju i thoni mediave çfarë të shkruajë dhe të mos shkruajë, nuk ka më për liri shtypi. Ky nuk është njê mekanizëm kontrolli.

Çdo vend mund të ketë mekanizmt e kontrollit, por këtu nuk bëhet fjalë për të ndalur lajmet e rreme (fakeneës). Lajmet e rreme janë krejtësisht një çështje tjetër nga dy projektligjet për të cilat bëhet fjalë.

Pra, është shumë e rëndêsishme për marrëdhëniet e ardhshme midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë që të shihn me kujdes këto projektligje, por gjithashtu për reputacionin dhe besueshmërinë e vendit si një vend i lirê dhe demokratik. Ju i keni fituar këto liri jo shumë kohë më parë. Ju s’mund t’i lejoni vetes t’i humbni ato.

A jeni në favor të vetërregullimit në fushën e medias, siç parashikohet në rekomandimet e Këshillit të Europës ?

Kjo është ajo që ne duhet të shohim. Duhet të shqyrtojmë çdo pikë. Të kesh mekanizma kontrollit është një çështje, por mandati i mekanizmit kontrollues ëhstë një çêshtje tjetër, pasi lidhet me pushteti që i jepet këtyre mekanizmave. Nëse përdoren ligje që mund të dëmtojë seriozisht lirinë e shtypit, edhe pse ato mund të shbëhen më vonë, kjo do të krijonte një dëm të pariparueshëm për mediat. Nëse mbyllen sitet e internetit të mediave dhe merren masa të tjera si kjo, kjo mund të dëmtojë seriozisht lirinë e shtypit dhe besueshmërinë e Shqipërisë. Ndaj, jam vërtet i kënaqur që Rama e shtyu dhe shpresoj që ai të dëgjojë zërat e tjera, pasi unë dua që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Do jetë e rëndësishme për Europën dhe Shqipërinë, por për këtë ju duhet të ndiqni rregullat dhe liritë themelore lidhur me kriteret e Kopenhagës./ Burimi: Abc News



Ju sugjerojmë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Para
VIDEO/ Ndodh në Sanremo, këngëtari ofendon kolegun live

VIDEO/ Ndodh në Sanremo, këngëtari ofendon kolegun live

Soreca: Reformat ndihmojnë në çeljen e negociatave këtë pranverë

Soreca: Reformat ndihmojnë në çeljen e negociatave këtë pranverë

Albin Kurti i kërkon Kuvendit senancë për votimin e qeverisë

Kurti: Po bëjmë gati doganat, tarifa 100% hiqet. Ja kushti për Serbinë
















TE FUNDIT

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
24 Tetor, 2025

Rreth 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një...

Lexo më shumë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com