Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro zbret sërish nën 107 lekë, kush po fiton dhe po humb

2023/06/27 at 2:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekspertët britanikë: Monedha europiane do të “vdesë” herët a vonë

Euro ka zbritur sërish sot nën kuotën e 107 lekëve, duke iu rikthyer trajektores rënëse, që ishte ndalur disi pas ndërhyrjes në treg të Bankës së Shqipërisë ditë më parë, e cila bleu 15 milionë euro.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 106.91 lekë, me rënie prej 0.13 lekë në raport me të premten e javës së kaluar.

Më e fortë ishte tkurrja e dollarit, që zbriti në 97.75 lekë, ose 0.48 lekë më pak se të premten. Në datën 9 qershor, euro arriti minimumin historik të të gjitha kohërave, në 105.62 lekë. Në krahasim me fillimin e vitit euro është nënçmuar me 10.55 lekë, ose me 9%. Ndërsa në raport me fundin e qershorit të vitit të kaluar, euro tregtohet 12.5 lekë më pak, me rënie prej 10.5%.

Arsyet

Sipas aktorëve të tregut, rënia e fortë e euros lidhet me dy faktorë:

-Së pari, fluksi i lartë i valutës informale që ka rritur ndjeshëm ofertën e euros në treg. Muajt e fundit janë shtuar blerjet e pasurive të paluajtshme në jug të vendit, ku transaksionet janë shpesh në cash. Kërkesa e lartë ka frytë dhe çmimet, që kanë arritur deri në 3 mijë euro për metër katror.

-Arsyet e dytë lidhet me efektet sezonale, teksa numri i turistëve është shtuar ndjeshëm, duke u bërë një tjetër faktor që ka ndikuar në qarkullimin e valutës në treg. Të patën deri në gusht, efektet sezonle pritet që të ushtrojnë presion në nënçmimin e euros.

Kush fiton dhe kush humb

Humbësit më të mëdhenj janë eksportuesit. Për një euro, ata arkëtojnë më pak se 107 lekë, nga 119 lekë një vit më parë. Eksportuesit, sidomos fasoni janë ankuar vazhdimisht se janë në situatë të vështirë për shkak të shtimit të kostove e mungesës së fuqisë punëtore, por goditjen e fundit po ua jep dhe zhvlerësimi i euros.

Ata kanë kërkuar vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave arsyet e zhvlerësimit të fortë, ndërsa Banka i qëndron argumentit se kjo ka ardhur nga përmirësimi i ekonomisë.
Ata që paguhen në euro janë një tjetër kategori, që e pësojnë, pasi kur konvertojnë eurot po marrin gjithnjë e më pak lekë.

Turistët, sidomos ata të Kosovës, që janë pushues tradicionale dhe vijnë shpesh, po e ndiejnë më tepër, pasi përveç shtrenjtimit të çmimeve marrin më pak lekë kur konvertojnë eurot.

Të fituar janë importuesit, që po i blejnë produktet gjithnjë e më lirë, teksa kjo nuk duket të reflektohet në çmime më të lira te konsumatorët fundorë, përkundrazi në maj inflacioni iu rikthye rritjes.

Kredimarrësit që kanë hua në euro dhe paguhen në lekë dalin të fituar, pasi u duhen më pak para për të blerë të njëjtën sasi valute. Qeveria është i fituari tjetër për shkak të uljes së kostos së shërbimit të borxhit në valutë./Monitor/

Etiketa: eurokembimzbritje

Ju sugjerojmë

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Para
Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Berisha-SPAK:Hetoni takimet e Gjicit me Ballën

Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Berisha-SPAK:Hetoni takimet e Gjicit me Ballën

Opinion/ Rusi, misteri i rebelimit të grupit Wagner! (26 Qershor 2023)

Opinion/ Rusi, misteri i rebelimit të grupit Wagner! (26 Qershor 2023)

Rama nga Brukseli: Brengosës regresi i marrëdhënieve Kosovë-Bashkësi Euro-Atlantike

Rama nga Brukseli: Brengosës regresi i marrëdhënieve Kosovë-Bashkësi Euro-Atlantike

TE FUNDIT

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
10 Janar, 2026

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, ka bërë thirrje për veprime më masive gjatë fundjavës pas gati...

Lexo më shumë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
10 Janar, 2026

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e...

Lexo më shumë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 2026

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e...

Lexo më shumë

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
10 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com