Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha amerikanë ka rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, duke u këmbyer të shtunën me 125.94 lekë, ose 0.20 pikë më pak se një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Nga ana tjetër, monedha e përbashkët euro ka qëndruar e fortë në tregun vendas këtë javë në kuotën 138.02 lekë, ose 0.01 pikë më shumë se të premten.
Ndërsa krahasur me një vit më parë, euro këmbehej 140.14 lekë ose 2,12 pikë më shumë se ne dhjetor 2015.
Kjo sjellje e monedhës së huaj në tregun tonë, duket se ka reflektuar tregjet ndërkombëtare, ku dollari ka shënuar rënie të lehtë, ndërsa euro po forcon pozitat si pasojë e ndërhyrjes së politikës monetare të BQE-së.