Një ndeshje mes ballkanasve, Sllovenia dhe Serbia u përballën ditën e sotme në “Allianz Arena” të Mynihut, një ndeshje e vlefshme për grupin C.
Në këtë duel u luftua deri në sekondat e fundit, me serbët që siguruan pikën e parë vetëm në aksionin e fundit të ndeshjes.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, teksa duhej minuta e 69 që Karnicnik të kalonte në epërsi Slloveninë me një gol pas një aksioni të rrjedhshëm.
Kur u duk se Serbia do ishte më “një këmbë” jashtë Euro 2024, ballkanasit iu falën krosimit të fundit nga këndi. Ilic hodhi një top në zonë, me Luca Jovic që barazoi me kokë në shtesën e pestë.