Belgjika përballet me Rumaninë, në sfidën e vlefshme për Grupin E. Pas humbjes në sfidën e parë ndaj Sllovakisë, kombëtarja belge është e “dënuar” për fitore në përballjen e kësaj të shtune.
Më këtë grup, tre kombëtare kanë nga 3 pikë, përveç Belgjikës dhe skuadra e drejtuar nga Tedesco, nuk ka zgjidhje tjetër përveç fitores.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët e kësaj përballje.
FORMACIONET ZYRTARE:
Belgjika: Casteels, Castagne, Vertonghen, Faes, Theate, Onana, Tielemans, Doku, Lukebakio, De Bruyne, Lukaku.
Rumania: Nita, Bancu, Burca, Dragusin, Ratiu, Marin, Mihaila, Stanciu, R. Marin, Man, Dragus.