Tifozat shqiptarë që po ndjekin Kombëtaren në Gjermani shpesh janë bërë personazhe me festimet dhe aktivitetet e tyre.
Vallet tona tradicionale, të cilat tifozët i kërcejnë shpesh here, kanë “joshur” dhe forcat e rendit të vendit mikpritës.
Në rrjete sociale qarkullojnë video të shumta me këto momente gazmore. Në një prej tyre një oficer policie gjerman ka “braktisur” detyrën dhe kërcen me shqiptarët.
Me sa duket polici po e shijon shumë kërcimin dhe përveç hapave bën dhe shenjën e shqiponjës me dy duart.
🇦🇱❤️ German police officer joining Albanian fans dancing and having a good time! 😁 #EURO2024 pic.twitter.com/3sLI7pXBNn
— EuroFoot (@eurofootcom) June 19, 2024